Politika

Reforma në drejtësi, PDIU: Të shkojmë në referendum

Në kushtet e mungesës së një konsensusi me opozitën dhe të numrit të nevojshëm prej 94 vitash për të kaluar reformën në drejtësi, PDIU kërkon që të shkohet tek referendumi.

Kjo kërkesë u artikulua nga deputetja Mesila Doda.

“Referendumi me dy alternativa është zgjidhja më e pranueshme dhe PDIU mendon se sot duhet të dëgjojmë zërin e sovranit për këtë reformë mjaft të rëndësishme për vendin”, tha ajo.

Gjithashtu, Doda tha se PDIU mbështet reformën, por nuk do të votojë asnjë paragraf apo nen që ndryshon Kushtetutën dhe që nuk ka lidhje me këtë reformë.

Related Articles

Nje koment

  1. Pse jo Referndumi eshte sI kurr nge tjeter me demokratik nuk ka politikanet ne pergjithsi jane te korruptuat me Sali Berishen Kryetar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button