☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 97.73 ▼6.14%
ARI 3,958 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,935 ▲ +0.02% ETH $2,288 ▲ +1% XRP $1.2549 ▲ +0.21% SOL $94.4100 ▼ -0.47%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.73 ▼6.14 % ARI 3,958 ▲1.5 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.73 ▼6.14 % ARI 3,958 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Reforma Territoriale, Boçi: PD kërkon dakordësi, të ndërhyjë edhe faktori ndërkombëtar

Krahas penalizimit të qytetarëve për shërbimet e pushtetit vendor, demokratët i druhen socialistëve se, me draftin e njëanshëm të ndarjes së re territoriale, ata kanë bërë mirë kalkulimet e tyre elektorale për garat e ardhshme zgjedhore.

Bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për këtë reformë, Luçiano Boçi, thotë se, në kushtet kur socialistët nuk duan, sipas tij, reformë gjithëpërfshirëse, duhet të futet në lojë arbitri ndërkombëtar.

“Të gjitha këto burime, resurse ekonomike, financiare, njerëzore do t’i përdorin në betejën politike që duket se është shumë e afërt. Prandaj ka një nxitim, pse ka arrogancë, pse ka harbutëri në përcaktimin e hartës? Po sepse do të bëhet harta dhe zgjedhjet politike janë shumë afër. Protesta vazhdon”, tha Boçi.

E ndërsa Boçi thekson se ka nisur një fushatë sensibilizimi të ndërkombëtarëve, bën të ditur se Partia Demokratike nuk do të rrijë duarkryq. Duke pritur çfarë do të ndodhë, ai po shqyrton mundësinë e referendumit, ku të jenë qytetarët ata që do të zgjedhin mes draftit të PS-së dhe PD-së.

“Po të ketë vullnet politik, gjendet edhe rrugëzgjidhja. Do t’i drejtohemi KQZ-së që të marrë një vendim në raport me një referendum dhe, sipas modaliteteve që ndoshta ajo do t’i përcaktojë. Nuk kam shumë shpresa, sepse KQZ-ja ka treguar përgjatë këtyre viteve që është një vazhdim, një shtojcë e pushtetit. Ka shërbyer në mënyrë shumë bindëse“, tha ai.

Krahas referendumit, Partia Demokratike, tha Boçi, po sheh edhe opsionin e ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, nëse socialistët e votojnë hartën e re territoriale sipas variantit të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.