🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 96.80 ▼0.44%
ARI 4,396 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $78,090 ▲ +1.41% ETH $2,508 ▲ +1.52% XRP $1.3261 ▲ +1.08% SOL $105.9200 ▲ +4.65%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 96.80 ▼0.44 % ARI 4,396 ▼0.09 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 96.80 ▼0.44 % ARI 4,396 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Politika

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Krujës voton kundër kalimit të Rinasit dhe aeroportit “Nënë Tereza” nën adm

Këshilli Bashkiak i Krujës ka kundërshtuar unanimisht propozimin për shkëputjen e Rinasit dhe territorit ku ndodhet Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga Bashkia Krujë dhe kalimin e tyre në administrimin e Bashkisë Tiranë.

Të 31 këshilltarët bashkiakë votuan kundër propozimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, i cili parashikon ndryshimin e përkatësisë administrative të Rinasit.

Sipas propozimit, zona do të shkëputej nga Njësia Administrative Nikël, pjesë e Bashkisë Krujë, për t’iu bashkuar Bashkisë Tiranë.

Në argumentet e paraqitura, Këshilli Bashkiak i Krujës thekson se ndryshimi i propozuar nuk duhet parë vetëm si një riorganizim administrativ, por si një ndërhyrje në territorin dhe kufijtë e Bashkisë Krujë dhe të Qarkut Durrës.

Për këtë arsye, këshilltarët kërkojnë që çdo vendimmarrje të paraprihet nga transparencë dhe konsultim real me komunitetin e prekur, në përputhje me Kushtetutën, Kartën Europiane të Autonomisë Vendore dhe legjislacionin në fuqi.

Sipas Këshillit, Rinasi nuk përfaqëson vetëm territorin ku është ndërtuar aeroporti, por është një zonë ku jetojnë familje, ku ndodhen prona, toka bujqësore dhe biznese.

Këshilli argumenton se banorët e kësaj zone kanë lidhje historike, gjeografike dhe komunitare me Niklën dhe Bashkinë Krujë.

Këshilli Bashkiak sqaron se kundërshtimi ndaj ndryshimit të kufijve nuk lidhet me zhvillimin e Rinasit apo të Aeroportit “Nënë Tereza”.

Përkundrazi, sipas tij, Bashkia Krujë mbështet investimet dhe projektet që sjellin zhvillim ekonomik, infrastrukturor dhe social për zonën.

Argumenti i këshilltarëve është se zhvillimi i Rinasit dhe aeroportit nuk kushtëzohet domosdoshmërisht nga ndryshimi i përkatësisë territoriale.

Një tjetër pikë e ngritur nga Këshilli Bashkiak është ndikimi ekonomik i aeroportit në buxhetin vendor.

Sipas tij, Bashkia Krujë përfiton aktualisht rreth 10% të të ardhurave të lidhura me aktivitetin e aeroportit, që përkthehen në rreth 40 milionë lekë.

Këto të ardhura konsiderohen të rëndësishme për financat e pushtetit vendor dhe për investimet në territor.

Në vend të ndryshimit të kufijve, Këshilli kërkon forcimin e Bashkisë Krujë përmes investimeve infrastrukturore.

Mes prioriteteve të renditura janë ndërtimi i rrugës Krujë–Tiranë, rikonstruksioni i aksit Krujë–Fushë-Krujë, ndërtimi i Unazës Jugore të Fushë-Krujës, si dhe zgjidhja e problematikave të hyrje-daljeve që lidhin Bashkinë Krujë me aksin Thumanë–Kashar.

Këshilli Bashkiak e konsideron çështjen me karakter territorial, institucional dhe interes publik, duke kërkuar që përpara çdo vendimmarrjeje përfundimtare të zhvillohet një proces transparent konsultimi me banorët dhe komunitetin e Rinasit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.