Rajoni
Refugjatët në Idomeni bllokojnë rrugët
Refugjatët e emigrantët kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për të protestuar kundër bllokimit të tyre në kufirin greko-maqedonas.
Ata po qëndrojnë përballë kamionëve pranë kampit Idomeni në Greqi.
Këta emigrantë prej kohësh gjenden të bllokuar dhe kërkojnë hapjen e kufirit me Maqedoninë sa më shpejt për të vazhduar me kërkesën e tyre për azil në Evropën veriore.
Kjo është bërë tejet problematike në kufirin grek, pasi Maqedonia ka filluar të lejojë depërtimin brenda saj vetëm disa grupe të emigrantëve.