☁️
Tiranë 15°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,819 ▲0.53%
DOW 48,133 ▲0.46%
NASDAQ 22,791 ▲0.69%
NAFTA 99.66 ▲5.56%
ARI 4,810 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,300 ▲ +1.36% ETH $2,223 ▲ +0.35% XRP $1.3570 ▲ +0.19% SOL $83.9700 ▲ +0.74%
S&P 500 6,819 ▲0.53 % DOW 48,133 ▲0.46 % NASDAQ 22,791 ▲0.69 % NAFTA 99.66 ▲5.56 % ARI 4,810 ▲0.68 % S&P 500 6,819 ▲0.53 % DOW 48,133 ▲0.46 % NASDAQ 22,791 ▲0.69 % NAFTA 99.66 ▲5.56 % ARI 4,810 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Refugjatët, Tahiri: Jemi të përgatitur për çdo lloj emergjence

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka raportuar të mërkurën në Komisionin e Sigurisë në lidhje me refugjatët, duke thënë se “jemi të përgatitur për çdo lloj emergjence”.
“Jemi në bisedime me partnerët për plane të përbashkëta të përballimit të emergjencës. Shqetësim ka qenë evitimi i rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore. Jemi të vendosur që të mos lëmë asnjë mundësi që rrjetet kriminale të përdorin vendin tonë për trafikimin e qenieve njerëzore dhe për këtë duhet bashkëpunimi me partnerët”, tha Tahiri.
Ministri shtoi se ka “garanci nga BE-ja se nuk do të jemi vetëm në këtë sfidë”.
“Nuk do të mbajmë mbi shpatulla një barrë që nuk e mbajmë dot. Nuk kemi sinjale për situatë emergjente, por përsa kohë refugjatët i kemi afër kufirit, jemi gati. Nuk do të jemi vonë në një krizë që nuk të lejon të jesh me vonesë. Po përgatitemi dhe po mësojmë nga eksperienca e të tjerëve”, shpjegoi Tahiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.