☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 05 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $79,622 ▼ -1.54% ETH $2,456 ▼ -2.43% XRP $1.4045 ▼ -2.86% SOL $102.4400 ▼ -1.17%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
05 Sep 2026
Breaking
Politika

Rekordi për qeverisjen më afatgjatë në Itali, Meloni i përgjigjet Ramës: Miku im Edi, faleminderit! Shqipëria, mike dhe partnere e çmuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i është përgjigjur urimit të kryeministrit Edi Rama për rekordin prej 1413 ditësh në detyrë, duke u bërë kryeministrja me qeverinë më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane.

Meloni e falënderoi Ramën për videomesazhin dhe duke iu përgjigjur me të njëjtën dozë humori.

“Edi, miku im, të falënderoj nga zemra për këtë videomesazh. Si gjithmonë, arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta të pakëndshme. Më vjen mirë të di që, pas kaq shumë ndryshimesh të bashkëbiseduesve në Romë, më në fund ke pasur mundësinë të afeksionohesh pak më shumë me atë aktualin. Ndryshimi i shpeshtë i ‘stolit’ nuk ndihmon kurrë për të ndërtuar diçka solide. Por në fund, kur gjen ekipin e duhur, është më e lehtë të luash mirë dhe të arrish rezultat”, shkruan ajo.

Meloni vlerëson gjithashtu marrëdhënien me kryeministrin shqiptar dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Gjatë këtyre viteve kemi ndarë një marrëdhënie të sinqertë dhe një bashkëpunim konkret, që ka forcuar gjithnjë e më shumë lidhjen mes dy vendeve tona”, shkruan Meloni.

Ajo e cilëson Shqipërinë “një mike dhe një partnere të çmuar”, duke shprehur krenarinë për rrugëtimin e përbashkët edhe në kuadër të integrimit evropian.

“Një përqafim i përzemërt, dhe shihemi së shpejti!”, përfundon Meloni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.