☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Rëndësia historike e protestave në Tiranë, Qershor 2026

Nga Skënder Sadri KAPITI

Protestat rinore dhe qytetare në Tiranë që po zhvillohen prej afro një muaji , në Qershor 2026 janë protesta të motivuara historikisht, patriotikisht dhe si domosdoshmëri jetike janë protesta për integrimin gjithëkombëtar shqiptar, janë të motivuara moralisht dhe janë për ndarjen me të shkuarën, me tranzicionin, me të vjetrën politike korruptive bllokuese dhe penguese të emancipimit civil, modern e ligjor, politik, demokratik , integrues e progresiv.

Më poshtë unë po parashtroj vlerësimin tim për rëndësinë e këtyre protestave:

1- Rëndësia kryesore e këtyre protestave është se këto protesta janë masive, gjithëkombëtare dhe thellësisht patriotike.

2- Këto protesta i treguan Europës se sa vitalë dhe patriotë të mëdhenj janë shqiptarët të cilët territorin, shtetin dhe atdheun e kanë të shenjtë

3- Këto protesta gjithëkombëtare vërtetuan faktin se shqiptarët janë luftëtarë që sakrifikojnë jetën për atdheun dhe kombin, por edhe se janë popull i qytetëruar dhe me kulturë shembullore të cilët dinë që të drejtat e tyre t’i kërkojnë dhe t’i mbrojnë edhe me rezistencë e protesta demokratike e paqësore.

4- Rëndësia e këtyre protestave konsiston edhe në faktin se shqiptarët kërkojnë dhe mbrojnë të drejtat e tyre, por edhe njëkohësisht po tregojnë se shqiptarët kanë edhe fuqinë dhe potencialet për të realizuar të drejtat e tyre kombëtare dhe demokratike.

5- Këto protesta treguan se populli shqiptar, vullneti i tij është më i fort, më i madh dhe më i pa sfidueshëm prej individit, partive dhe klaneve oligarko-politike.

6- Këto protesta i treguan armiqve të shqiptarëve se shqiptarët nuk i falin trojet e tyre askujt dhe nëse e kërkon ATDHEU ata janë të gatshëm që të sfidojnë edhe gjithë botën për të mbrojtur dinjitetin, krenarinë dhe trojet shqiptare, ashtu siç kanë vepruar gjithmonë edhe të vetëm në shekuj.

7- Këto protesta i treguan dhe paralajmërojnë politikën sot dhe në të ardhmen se shqiptarët nuk durojnë të këqijat e pushtetit dhe të politikës, nuk tolerojnë korrupsionin, hajninë dhe tradhtinë, treguan se shqiptarët të parin kanë atdheun dhe interesin kombëtar.

8- Këto protesta janë historike sepse ato do ia imponojnë politikës shqiptare ndërmarrjen e reformave për reformimin patriotik, demokratik,politik, strategjik, diplomatik dhe ligjor të shtetit shqiptar

Durrës. Nga Skënder Sadri KAPITI:jurist, historian, shkrimtar, publicist, autorë i veprave si: “NJERIU FILOZOF, ETIK E POLITIK”, “TRUMFI I KOMBIT”, “PESE LETRA DREJTUAR KOMBIT”,MORALOKRACIA”, “PA SHBA-TË DHE UÇK-NË NUK DO KISHIM SOT SHTETIN E KOSOVËS”, “SHBA DHE REFOPRMA NË DREJTËSI-VETING-U”etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.