☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▲0.59%
DOW 51,858 ▼0.24%
NASDAQ 25,436 ▲1.08%
NAFTA 95.76 ▼0.73%
ARI 3,947 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,668 ▲ +0.18% ETH $2,298 ▲ +1.09% XRP $1.2795 ▲ +2.45% SOL $93.5900 ▲ +0.12%
S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,858 ▼0.24 % NASDAQ 25,436 ▲1.08 % NAFTA 95.76 ▼0.73 % ARI 3,947 ▼0.58 % S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,858 ▼0.24 % NASDAQ 25,436 ▲1.08 % NAFTA 95.76 ▼0.73 % ARI 3,947 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Struga shënon rënie alarmante të numrit të nxënësve në vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë dy dekadave numri i tyre është ulur për 3000 nxënës. Vendbanimet rurale të Strugës, dikur të mbushura me fëmijë, sot janë pothuajse të zbrazëta. Jo vetëm që numri i nxënësve të klasës së parë po ulet vazhdimisht, por çdo vit bie edhe numri i paraleleve në klasat më të larta. Nga ana tjetër numri i mësimdhënësve dhe stafit tjetër të sapo punësuar po rritet.

“Në periudhë prej 20 vitesh, Struga ka mbi 3000 nxënës më pak. Ndërsa në periudhë prej 5 vitesh, numri është ulur për rreth 500 fëmijë. Megjithatë, këtu është paraqitur një dukuri interesante. Nga analizat që kemi bërë rezultoi se, edhe pse numri i nxënësve është zvogëluar, numri i të punësuarve është rritur. Këtë e shpjegova shkurt edhe më parë. Pra, ekzistojnë dy arsye: së pari, niveli më i ulët i natalitetit dhe së dyti, migrimi”, deklaroi Xhemi Hajredini – udhëheqës i Sektorit për Arsim.

Për shkak të kësaj situate, autoritetet lokale në Strugë propozojnë mbylljen e shkollave fillore në zonat rurale, si dhe zvogëlimin e numrit të paraleleve. Edhe kryetari i komunës, Mendi Qyra, e mbështet idenë, për të cilën thotë se do të jetë e pashmangshme, por se nuk do të ketë largime të mësimdhënësve nga puna.

“Do të bëjmë racionalizim sepse kjo është kërkuar nga Ministria e Arsimit. Kjo realizohet në koordinim me Ministrinë e Arsimit. Ne si komunë kemi ndërmarrë masa sepse kemi paralele me nga një nxënës, ku për një nxënës ka deri në 30 mësimdhënës. Kjo nuk është vetëm barrë financiare, por edhe mungesë e socializimit te nxënësit. Sigurisht që nuk ka efikasitet në procesin mësimor dhe këtu duhet të bëhet racionalizim..”, tha Mendi Qyra – kryetar i Komunës së Strugës.

Qyra thotë se edhe Ministria e Arsimit dhe UNICEF-i kanë insistuar që ky racionalizim i shkollave të zbatohet. Plani i komunës së Strugës, siç ka raportuar më herët Alsat, parashikon që nga shtatori të mbyllen ose të vendosen në pushim 8 shkolla fillore rajonale, ndërsa nxënësit të vazhdojnë mësimin në shkollën më të afërt. Më pas parashihet edhe mbyllja e 4 shkollave fillore qendrore në fshatrat Jabllanicë, Drsllajcë, Tatesh dhe Podgorcë, si dhe bashkimi i tyre me shkolla të tjera. Që propozimi të realizohet, duhet të marrë dritën jeshile nga Këshilli i Komunës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.