Rajoni

Renzi: BE duhet të ketë prioritet anëtarësimin e Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi

Pranimi i Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë përparësi, deklaroi kryeministri italian, Matteo Renzi për gazetën gjermane ”Die Welt”.

”Bashkimi Evropian u zgjerua vetëm në Lindje, ndërkohë që ishte një gabim tragjik dhe historik lënia jashtë e vendeve ballkanike”, theksoi ai.

”Këto vende gjenden në radhët e para të krizës evropiane të refugjatëve”, deklaroi Renzi.

Këto deklarata vijnë pasi përfaqësuesit e BE-së thanë tetorin e kaluar se i druhen faktit që trafikantët e njerëzve mund të hapin një linjë të re detare Itali-Shqipëri, nëse kufijtë tokësorë të Ballkanit do të mbylleshin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button