Reshjet e dendura të shiut-OSHEE 600 punonjës në gatishmëri
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ngritur Grupin Qendror të Gatishmërisë dhe ka në terren 600 punonjës të saj, për rikuperimin e çdo avarie në rrjetin energjitik, që mund të shkaktojë situata e reshjeve të dendura të shiut që ka përfshirë sot të gjithë territorin e vendit.
Në një njoftim për shtyp OSHEE bën të ditur se, është në gatishmëri për të siguruar furnizimin me energji elektrike.
Ndërkohë që përparësi do t’i jepet mirëmbajtjes së linjave të furnizimit me energji elektrike të komunitetit dhe në mënyrë të veçantë të furnizimit të hidrovorëve, ujësjellësave të qyteteve dhe fshatrave si dhe eliminimin e nyjeve kritike të këtyre pjesëve të sistemit të rrjetit shpërndarës.
Nga raportimet e para mësohet se hidrovorët janë në punë, ndërsa probleme janë shfaqur kryesisht në zonat rurale.
Reshjet intensive pritet të sjellin vërshime të lumenjve dhe përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Operacionet në terren të OSHEE do të mbështeten edhe nga pushteti vendor, ndërsa operatori ka dhënë edhe numrat e shërbimit për rajonet ku pritet të hasen probleme.
Fieri – 0694143900
Vlora – 033426260/033407400
Tirana – 044528888/044505269/044505270
Durrësi – 052902222
Elbasani – 054243953