Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 01 June 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 90.23 ▲3.29%
ARI 4,538 ▼1.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $73,042 ▼ -1.19% ETH $1,987 ▼ -1.9% XRP $1.3107 ▼ -1.95% SOL $81.4100 ▼ -1.57%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.23 ▲3.29 % ARI 4,538 ▼1.19 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.23 ▲3.29 % ARI 4,538 ▼1.19 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Arte

Restaurohet filmi “Fëmijët e saj” i vitit 1957 i Hysen Hakanit, restaurimi i parë i një filmi në Shqipëri

Restaurohet filmi “Fëmijët e saj” i vitit 1957 me regji nga Hysen Hakani. “Fëmijët e saj” është një film shqiptar me metrazh të shkurtër, ku puna për restaurimin e tij është kryer pranë Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit në Tiranë nga specialisti audiovizual Erand Meça dhe Hajrie Dedei. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit bën me dije se është dhe restaurimi i parë i një filmi në vendin tonë. “Jemi krenarë të prezantojmë restaurimin e parë të filmit në Shqipëri, pikërisht filmin e parë prodhim tërësisht shqiptar “Fëmijët e saj” i vitit 1957.

Regjia dhe skenari Hysen Hakani”, shprehet Arkivi i Filmit. Sipas AQSHF së shpejti premiera e këtij filmi të restauruar do të jetë në kinema “Drita” që është në këtë arkiv. Më herët për këtë film, u bë me dije se procesi i restaurimit përfshinte skanimin digjital të materialit filmik origjinal, stabilizimin e imazhit, pastrimin e dëmtimeve fizike, korrigjimin e kontrastit dhe densitetit, si dhe rikuperimin e cilësisë vizuale sa më afër versionit origjinal, duke respektuar parimet profesionale të ruajtjes së autenticitetit të veprës. Ngjarjet e filmit zhvillohen në një fshat të izoluar malor, ku një qen kafshon djalin e Fatimes, Petritin. Gruaja duhet të vendosë se ku do ta dërgojë djalin e saj, te doktori apo te teze Remja, një plakë që praktikon rite supersticioze.

Në filmin e regjisorit Hysen Hakani, muzika është nga kompozitori Tish Daija. Në role aktorët e mëdhenj: Marie Logoreci, Marika Kallamata, Naim Frashëri, Xhemal Berisha, Loro Kovaçi, Vangjeli Pikuli, Esma Agolli, Pjetër Gjoka, Bejtulla Kurtheshi. Muzika nga Tish Daija, kamera dhe drejtor fotografie Sokrat Musha, montazhi Vitori Çeli. Hysen Hakani lindi më 28 korrik të vitit 1932 në Berat dhe u nda nga jeta më 7 shkurt të vitit 2011. Midis filmave të tij përmendim dhe “Debatiku”, (1961), të cilin e realizoi si bashkëregjisor me Gëzim Erebarën, për të vazhduar më pas tek filmi “Toka jonë”, (1963), “Oshtimë në bregdet”, (1966), “Njësiti gueril, (1969), “Ndërgjegjja”(1972), “Cirku në fshat”,(1977), “Mysafiri”, (1979, “Plaku dhe hasmi” (1981), “Lundrimi i parë” (1984).

Arkivi i Filmit

Puna me restaurimet e veprave filmike nga Arkivi i Filmit ka nisur në vitin 2012, por kjo në bashkëpunim me studio të huaja. Ndër filmat që janë restauruar më parë përmendim filmi “Tana” me regji nga Kristaq Dhamo prodhim i vitit 1958, “Nëntori i dytë” me regji nga Viktor Gjika 1982, “Përrallë nga e kaluara” me regji nga Dhimitër Anagnosti prodhim i vitit 1987, “Tomka dhe shokët e tij” me regji nga Xhanfise Keko prodhim i vitit 1977, “Vitet e pritjes” me regji nga Esat Musliu prodhim i vitit 1989, “Gunat përmbi tela” i vitit 1977 i regjisorit Muharrim Fejzo, filmi “Liri a vdekje” 1979 i regjisorëve Ibrahim Muçaj e Kristaq Mitro, “Vdekja e kalit” me regji nga Saimir Kumbaro i vitit 1992, etj.

Arkivi i Filmit në vendin tonë është dhe kujdestari ligjor i prodhimit kinematografik shqiptar, kryesisht i përbërë nga produksionet nga një njësi e vetme shtetërore, Kinostudio “Shqipëria e Re”, e cila filloi aktivitetin e saj në vitin 1952 dhe u mbyll në vitin 1992.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.