☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,043 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,969 ▲ +1.54% ETH $2,356 ▲ +2.04% XRP $1.3285 ▲ +2.35% SOL $102.1300 ▲ +2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Restaurohet kisha e Shën Marisë në Cerckë, monument kulture i shekullit XI

Kisha e Shën Marisë në fshatin Cerckë të Kolonjës, monument kulture i shpallur i tillë që prej vitit 1970, i është nënshtruar punimeve restauruese për të parandaluar degradimin e mëtejshëm të saj.

Ndërhyrjet në kishën e shekullit të 11-të, përfshijnë restaurimin e çatisë, murit rrethues dhe pastrimin e vegjetacionit, pasi objekti ishte përfshirë në listën e monumenteve në rrezik për shkak të dëmtimeve të mëdha në çati.

Kisha e Shën Marisë shquhet për arkitekturën mesjetare dhe afresket e pasura murale me skena biblike, shenjtorë dhe motive dekorative, që përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe artistike shqiptare.

Kisha e “Shën Mërisë” gjendet në fshatin Cerckë të Kolonjës. Ajo përbëhet nga naosi, narteksi dhe mjedisi i altarit. Kisha është një paraklis me përmasa 6,55 x 5,26 metra. Naosi i kishës mbulohet me çati dyujëse. Muratura është me gurë të papërpunuar të lidhur me llaç gëlqereje. Muret e kishës janë të zbukuruara me tulla dhe gurë të vendosur në formë kurrizpeshku, pjerrtas dhe vertikalisht. Muret e brendshme të kishës janë të stolisura me piktura murale prej një piktori anonim. Kisha mendohet të jetë ndërtuar në shek. XI.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.