Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 01 June 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 90.23 ▲3.29%
ARI 4,538 ▼1.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $73,042 ▼ -1.19% ETH $1,987 ▼ -1.9% XRP $1.3107 ▼ -1.95% SOL $81.4100 ▼ -1.57%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.23 ▲3.29 % ARI 4,538 ▼1.19 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.23 ▲3.29 % ARI 4,538 ▼1.19 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Arte

Restaurohet Muzeu Etnografik në Berat, rihap dyert pas 3 vitesh për vizitorët

Muzeu Etnografik i Beratit pas procesit të restaurimit dhe konservimit rihapi dyert këto ditë. Muzeu ka një koleksion të pasur objektesh, është dëshmi e rëndësishme e kulturës, traditës interesante e të pasur të trevës së Beratit. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit vizitoi muzeun dhe shprehet se pasuron ofertën turistike të një prej qyteteve më të vizituara të Shqipërisë.

“Pas një procesi të kujdesshëm restaurimi dhe konservimi, Muzeu Etnografik i Beratit rihap dyert, duke pasuruar ofertën turistike të një prej qyteteve më të vizituara të Shqipërisë. Me një koleksion prej rreth 1300 objektesh që dëshmojnë trashëgiminë, kulturën, traditat, zejet dhe mënyrën e jetesës së beratasve ndër shekuj, muzeu vjen i rikonceptuar për të ofruar një përvojë autentike dhe bashkëkohore për çdo vizitor”, shprehet ministri Blendi Gonxhja. Sipas tij, ndërhyrjet restauruese kanë ruajtur autenticitetin dhe vlerat monumentale të objektit, ndërsa rimuzealizimi, ndriçimi i ri dhe restaurimi i koleksioneve e shndërrojnë këtë “shtëpi muze” në një adresë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit tonë kulturor.

“Rihapja e Muzeut Etnografik është një investim në trashëgimi, kulturë dhe turizëm, duke forcuar më tej rolin e Beratit si një destinacion unik ku historia, tradita dhe mikpritja shqiptare takohen në çdo hap. Artizanati dhe dijebërja, aktivitetet edukative dhe promovuese do të jenë shpirti i dytë i kësaj hapësire të gjallë që rijetëzon dhe dëshmon me krenari qytetërimin tonë të hershëm qytetas dhe finesën beratase, tashmë atraksion global. Falenderim Këshillit të Qarkut Berat për mbështetjen mes “TACTICAL TOURISM” financuar nga programi “INTERREG IPA II CBC” dhe Bashkisë Berat për bashkëpunimin!”, shprehet Gonxhja. Muzeu Etnografik në Berat ndodhet shumë pranë qendrës historike dhe lagjes Mangalem. Ndërtesa e muzeut ka statusin monument kulture i kategorisë së parë. Muzeu u rihap për vizitorët pas më shumë se tre vitesh, që i’u nënshtrua procesit të restaurimit dhe konservimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.