🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.25 ▼0.5%
ARI 4,031 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,106 ▼ -0.13% ETH $2,312 ▼ -0.83% XRP $1.2934 ▲ +0.13% SOL $100.5500 ▼ -0.47%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼0.5 % ARI 4,031 ▼0.18 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼0.5 % ARI 4,031 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Revolucion në mjekësi: Shefi i teknologjisë shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

TIRANË, 20 mars /ATSH/- Një sipërmarrës australian i Teknologjisë, Paul Conyngham, iu drejtua teknologjisë në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar qenin e tij, Rosie, pasi ajo u diagnostikua me një formë vdekjeprurëse të kancerit të quajtur “kanceri i qelizave mastocite”, sipas “New York Times”.

Sipas raportimit, mjekimet tradicionale si operacioni dhe kimioterapia kishin kushtuar mijëra dollarë, por nuk kishin dhënë rezultat.

Në kërkim të një zgjidhjeje, Conyngham përdori mjete të inteligjencës artificiale si “ChatGPT” – për të eksploruar trajtime të mundshme dhe u orientua drejt imunoterapisë.

Ai kontaktoi “Universitetin Uellsi i Ri Jugor” – ku u realizua sekuencimi i ADN-së së tumorit të qenit, me qëllim identifikimin e mutacioneve që shkaktonin sëmundjen.

Pas analizimit të të dhënave gjenetike, sipërmarrësi përdori përvojën e tij në “machine learning” (mësimi i makinetisë) dhe analiza të të dhënave për të identifikuar proteinat e ndryshuara nga tumori dhe për t’i lidhur ato me trajtime të mundshme.

Në bashkëpunim me shkencëtarë universitarë, ai arriti të hartojë një vaksinë të personalizuar mRNA kundër kancerit, e cila synonte të trajnonte sistemin imunitar – duke sulmuar qelizat tumorale.

Procesi nuk ishte i lehtë. Sipas raportimit, pengesat më të mëdha lidheshin me procedurat etike dhe burokracinë për miratimin e trajtimit eksperimental, të cilat kërkuan muaj pune dhe dokumentacion të detajuar.

Megjithatë, vaksina u krijua dhe u administrua në fund të vitit të kaluar, e ndjekur nga doza përforcuese.

Rezultatet e para kanë habitur studiuesit. Një tumor që më parë kishte madhësinë e një topi tenisi ishte zvogëluar ndjeshëm, ndërsa gjendja e përgjithshme e qenit ishte përmirësuar, me më shumë energji dhe cilësi më të mirë jete.

Edhe pse trajtimi nuk konsiderohet një kurë përfundimtare, Conyngham beson se ai i ka zgjatur ndjeshëm jetën Rosie.

Ekspertët thonë se ky rast ngre pyetje të rëndësishme për të ardhmen e mjekësisë së personalizuar, duke treguar se teknologjitë si inteligjenca artificiale dhe vaksinat mRNA mund të kenë potencial për të transformuar trajtimet e kancerit si te kafshët, ashtu edhe te njerëzit. //a.i /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.