Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…
Gazetari Enver Robelli nuk e sheh të ngjashme situatën në Serbi me atë në Shqipëri për tre arsye kryesore.
Së pari, lëvizja studentore, duhet të vendosë nëse kërkon të sfidojë pushtetin politikisht apo thjesht ta korrigjojë atë.
“Të gjithë ata që protestojnë, duhet të shtrojnë pyetjen: a duan ta sfidojnë pushtetin duke u organizuar politikisht, apo thjesht duan ta korrigjojnë pushtetin. Nëse kanë ambicie politike, duhet të kenë një organizim shumë më të gjerë sesa ai që po shohim deri tani”, tha Robelli në A2CNN.
Më tej, Robelli kritikoi opozitën: “Opozita është peng i një njeriu dhe nuk besoj që ai i sjell Shqipërisë ndonjë ndryshim. Opozita ka nevojë për organizim, por jo në kuptimin që të fusë nën kontroll lëvizjen që ka lindur në Shqipëri, por në kuptimin e zgjerimit sa më të madh të saj”.
Edhe qeveria nuk i shpëtoi kritikave të tij: “Nga ana tjetër, mbetet për t’u parë se si do të reagojë qeveria, por duke parë sjelljet e kryeministrit, situata duket shqetësuese për Shqipërinë”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.