🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,779 ▲ +0.2% ETH $2,259 ▲ +0.12% XRP $1.2467 ▼ -0.46% SOL $93.9300 ▼ -2.01%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

Opinionisti Albatros Rexhaj ka komentuar përplasjet mes forcave opozitare në protestat e fundit.

Duke bërë një krahasim me zhvillimet në Serbi, Rexhaj u shpreh se opozita serbe është defaktorizuar gjatë dy viteve të fundit.

Rexhaj theksoi se në Serbi ekzistojnë elemente që mundësojnë ndërtimin e një kauze të përbashkët mes së majtës dhe së djathtës, ndryshe nga vendi ynë.

“Përplasja ishte mëse e natyrshme dhe e pritshme. Kemi dy blloqe të kundërta: PD-ja është e djathtë dhe ka në thelb luftën kundër së majtës, ndërsa partia e Arlind Qorit është partia më e majtë. Fakti që janë në opozitë nuk i bën të jenë bashkë. Vetë fakti që pati përplasje tregon se nuk kanë një kauzë të përbashkët.

Në Serbi ka qenë një situatë ku, brenda dy viteve të fundit, opozita serbe është defaktorizuar. Disa parti janë shkrirë dhe nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa ato që kanë marrë pjesë në zgjedhje kanë marrë më pak vota.

Në kulmin e protestave në Shqipëri, në qershor, kur ato kanë arritur pikën më të lartë, situata është e kundërt me atë të Serbisë, ku gjithçka nisi pas 13 viktimave në Novi Sad. Një situatë të tillë nuk e kemi pasur në Shqipëri.

Në Serbi ekzistojnë disa elemente që krijojnë konstruktin e një kauze të përbashkët. Atje, e majta dhe e djathta pajtohen rreth Kosovës, Rusisë dhe Kishës. Në Shqipëri, dallimet mes partive opozitare janë shumë të mëdha.

Në Serbi, qëllimi ka qenë unifikimi i opozitës për të ndryshuar qeverinë. Në Shqipëri, kauza që nisi me flamingon është kundër politikës tradicionale dhe establishmentit politik.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.