☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,302 ▲ +0.57% ETH $2,699 ▲ +0.7% XRP $1.5053 ▲ +0.98% SOL $121.7000 ▲ +1.8%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Rexhep Selimi pikturon, vepra kushtuar UÇK-së

Ditën e sotme ka nisur edicioni i shtatë i emisionit “ArtKand” me Jetona Koçibellin, në Top Channel. Episodi i parë solli ekskluzivisht një akuarel nga Rexhep Selimi.

“Këtë episod të parë do ta nisim me një vepër ekskluzive, një akuarel nga i mirënjohuri i Rexhep Selimi. Tashmë të gjithë i kemi sytë nga Kosova, sidomos pas aktgjykimit dhe vendimit që Dhoma Speciale e Hagës mori për katër ish-krerët e UÇK-së, përfshirë edhe Rexhep Selimin. Në total ata janë dënuar me mbi tetë dekada burg. Ndërkohë që Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite. Përpos anës së tij të rëndësishme, padyshim luftarake, pjesës së tij të lidhur fort me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, padyshim dashurinë dhe ndjekësit që ai ka në Kosovë, ai ka dhe një dimension tjetër. Ai pikturon. E kemi thënë dhe më herë në ArtKand kur është çelur një ekspozitë personale, por kemi kënaqësinë që për herë të parë t’a sjellim Rexhep Selimin nëpërmjet simboleve, tre germave kaq të njësuara me historinë e kombit shqiptar, historinë e Kosovës, siç është UÇK”, e prezantoi Jetona Koçibell akuarelin e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke folur për këtë vepër, Ardian Isufi u shpreh se ‘ku ka më mirë që “ArtKand” të nisë këtë edicion të ri me një vepër simbolike, e cila flet shumë si në anën simbolike ashtu dhe estetike’.

“Ne themi edhe përgjatë analizave tona që arti është politikë dhe politika është art. E në këtë rast ky artistit, politikan, ka sjellë në mënyrë kaq të natyrshme në një akuarel simbolin e UÇK-së. Një simbol i cili bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë, për luftën, për sakrificën, për identitetin kombëtar. Kuq e zi dhe gjithë ky elementi që rrethon e duket shumë i abstraktuar, por duket gati sikur del nga një flamur ky simbol”, tha Isufi. /TCH/

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.