Haxhiu cakton seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër në 09:00, në rend dite Ligji për Specialen
Pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka caktuar për nesër seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Seanca do të mbahet në orën 09:00.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se në këtë seancë pritet të shqyrtohet edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Specialen.
Më herët gjatë ditës, Grupi Parlamentar i LVV-së kishte dorëzuar kërkesë për mbajtjen e seancës, ndërsa Haxhiu tashmë ka caktuar kohën e mbajtjes së saj.
Ndërkohë, Komisioni për Legjislacion do të mblidhet nesër në orën 08:00 për të shqyrtuar projektligjin, pas ngarkimit të këtij komisioni me trajtimin e tij. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.