☁️
Tiranë 18°C · Vranët 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.34 ▼0.71%
ARI 4,499 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $64,604 ▼ -2.9% ETH $1,812 ▼ -1.71% XRP $1.2079 ▼ -0.37% SOL $71.5000 ▼ -2.93%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.34 ▼0.71 % ARI 4,499 ▲0.71 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.34 ▼0.71 % ARI 4,499 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Politika

Rezoluta për integrimin në BE, Bardhi: Është prioritet kombëtar, kryeministri duhet të ishte këtu. Balla: Është dokumenti më mirë që kemi miratuar

Kuvendi ka nisur me diskutime lidhur me rezolutën që përcakton angazhimet e parlamentit për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendit. Rezoluta është hartuar në dakordësi mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërsa pritet të diskutohet në seancë plenare për rreth 5 orë.

Gjatë debatit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të ishte këtu në seancë për të dhënë llogari mbi procesin e integrimit. Ai theksoi gjithashtu se kryeministri dhe ministri përgjegjës për negociatat me BE-në duhet të ishin në seancë për të raportuar mbi prioritetin kombëtar, atë të integrimit në BE.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, vlerësoi dokumentin e hartuar si një ndër më të mirët e miratuar nga komisioni, duke theksuar se ai përfshin si kritikën ashtu edhe angazhimin për objektivin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai u bëri thirrje deputetëve që fillimisht të dëgjohet rezoluta dhe më pas të zhvillohet debati parlamentar.

“Kemi miratuar një dokument shumë të mirë, ndër më të mirët që ka miratuar ky komision dhe pas 5 orësh debat ka brenda edhe kritikën, edhe angazhimin, edhe syrin objektiv, por edhe yllin orientues të Shqipërisë sonë që është anëtarësimi në BE. Ky mocion me debat sot është i lidhur me nenin ku thuhet se në përfundim të debatit miratohet rezoluta dhe në fund të 5 orëve debat të miratojmë rezolutën që ka kaluar me konsensus. Do ishte mirë ta dëgjonim rezolutën dhe më pas të hapim debatin. Falënderoj anëtarët e Komisionit të Jashtëm pasi këto 48 orë kanë qenë një punë intensive dhe të mos e prishim punën e mirë dhe të ecim përpara me diskutimin. Të dëgjojmë produktin e punës dhe pastaj të diskutojmë”, tha Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.