☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 25 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $63,878 ▼ -1.82% ETH $1,854 ▼ -1.51% XRP $1.0878 ▼ -1.94% SOL $73.8800 ▼ -2.12%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
25 Jul 2026
Breaking
Bota

RIAD – Arabia Saudite godet objektiva të rebelëve Houthi në Jemen

RIAD, 25 korrik /ATSH-DPA/ – Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se ka kryer sulme ajrore ndaj objektivave të rebelëve Houthi në provincën Hodeidah të Jemenit, si përgjigje ndaj një sulmi ndaj një anijeje me flamur saudit në Detin e Kuq.

Zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Maliki, deklaroi se sulmet kishin në shënjestër “objektiva legjitime ushtarake” të lidhura me kërcënimet ndaj lundrimit në një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë.

Ai akuzoi Houthët për “terrorizëm detar”, duke theksuar se operacioni ishte proporcional dhe arriti objektivat e planifikuara.

Mediat e afërta me Houthët raportuan se sulmet goditën qytetin port të Hodeidahut, përfshirë objektet e kompanisë shtetërore të telekomunikacionit në Hodeidah dhe në ishullin Kamaran.

Deri tani nuk ka të dhëna të konfirmuara për viktima.

Më herët, agjencia shtetërore saudite e lajmeve bëri të ditur se anija “NCC Masa”, me flamur saudit, ishte sulmuar gjatë lundrimit në Detin e Kuq.

Sipas autoriteteve, anija pësoi vetëm dëmtime të lehta në trupin e saj dhe vazhdoi udhëtimin drejt destinacionit pasi u konfirmua se ekuipazhi ishte i sigurt.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi rebelët Houthi dhe aleatin e tyre, Iranin, se çdo sulm i ri ndaj anijeve do të sillte pasoja të rënda.

Ai deklaroi se SHBA-ja do ta mbajë Iranin përgjegjës për veprimet e Houthëve, të cilët i cilësoi si përfaqësues të Teheranit, duke paralajmëruar masa të ashpra ushtarake kundër të dyja palëve në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.