☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.30 ▲0.2%
ARI 4,136 ▲1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,372 ▲ +2.41% ETH $2,415 ▲ +3.98% XRP $1.3188 ▲ +2.94% SOL $96.5800 ▲ +3.62%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.30 ▲0.2 % ARI 4,136 ▲1.54 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.30 ▲0.2 % ARI 4,136 ▲1.54 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

RIGA – Lituania planifikon ndërtimin e një kampi të ri për trupat gjermane dhe të NATO-s

RIGA, 20 gusht /ATSH-DPA/ – Lituania do të ndërtojë një kamp të ri ushtarak në zonën e stërvitjes së Rudninkait, pranë kufirit me Bjellorusinë, për të akomoduar ushtarë gjermanë dhe trupa të tjera të NATO-s, njoftoi sot Ministria lituaneze e Mbrojtjes.

Kampi do të ketë kapacitet për më shumë se 1 000 ushtarë që marrin pjesë në stërvitje në vendin anëtar të NATO-s.

Në një sipërfaqe prej rreth 7,0 hektarësh do të ndërtohen godina banimi dhe mbështetëse, si dhe infrastruktura teknike dhe rrugët lidhëse. Kostoja e projektit parashikohet të jetë rreth 40 milionë euro (46 milionë dollarë).

Ndërtimi pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2028.

Forcat e armatosura gjermane po krijojnë aktualisht Brigadën e 45-të të Blinduar në Lituani, në atë që përbën dislokimin e parë të përhershëm ushtarak të Gjermanisë jashtë vendit që prej Luftës së Dytë Botërore.

Dislokimi u premtua nga qeveria gjermane në përgjigje të kërcënimit në rritje nga Rusia, ndërsa brigada u aktivizua zyrtarisht në prill 2025.

Brigada pritet të jetë plotësisht funksionale si njësi luftarake vitin e ardhshëm, me një efektiv prej 4 800 ushtarësh dhe 200 personash civilë. Aktualisht, rreth 2 000 pjesëtarë të brigadës janë të dislokuar në Lituani.

Rudninkai do të shërbejë si baza kryesore e brigadës.

Kazermat po ndërtohen në një zonë të pyllëzuar, e cila u përcaktua si poligon ushtarak stërvitjeje në maj 2022, pak pas nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia.

Ndërtimi i kompleksit ushtarak prej 190 hektarësh përbën projektin më të madh të infrastrukturës ushtarake në historinë e Lituanisë./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.