Rihapet çështja “Kareli”, gardianët sërish në gjyq
Gardianët e akuzuar për çështjen e Ilia Karelit do të gjykohen sërish, kësaj here për akuzën e braktisjes së personit, me pasoje vdekjen e tij. Kështu ka vendosur gjykata e Selanikut, e cila do t’ia përcjellë tashmë çështjen prokurorisë së rrethit.
Në procesin e fundit gjyqësor 13 gardianët morën dënime të lehta, pasi vdekja e Karelit u pranua se ndodhi për shkak të një ataku kardiak dhe jo prej torturave që i bënë të pandehurit. Në këtë mënyrë u rrëzua akt-akuza fillestare kundër të pandehurve.
Mirëpo, edhe pse kanë dhënë masat e dënimeve, gjykatësit nuk kanë lënë jashtë vëmendjes faktin se me gjithë gjendjen e rënduar fizike të Karelit –si rezultat i torturave-, askush prej gardianëve nuk u interesua të kujdesej për të burgosurin, i cili vdiq pak orë më vonë.
Gjyqtarët i janë referuar filmimeve nga kamerat e sigurisë, ku Kareli del nga dhoma e pritjes i mbajtur prej gardianëve. Kjo gjë sipas gjykatësve dëshmon gjendjen e tij të rënduar fizike, shkaktuar prej torturave.Të enjten e kaluar, më 13 tetor, gjykata e Selanikut i shpalli fajtorë 13 gardianët, por vetëm për akuzën e ushtrimit të torturave me dëmtime të rënda trupore