🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 93.94 ▲0.19%
ARI 4,515 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,727 ▼ -6.53% ETH $1,878 ▼ -6.27% XRP $1.2053 ▼ -7.29% SOL $74.0400 ▼ -9.06%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.94 ▲0.19 % ARI 4,515 ▼0.11 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.94 ▲0.19 % ARI 4,515 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
03 Jun 2026
Breaking
Arte

Rihapet Muzeu Arkeologjik, mbi 3200 artefakte rrëfejnë historinë dhe rikthehet mozaiku “Bukuroshja e Durrësit’”

Nga Julia Vrapi

Rihapet Muzeu Arkeologjik në Durrës, që për disa vite u përfshi në një proces restaurimi dhe muzealizimi. Muzeu Arkeologjik i Durrësit ka kaluar në një fazë të re, me një hapësirë të transformuar dhe të restauruar, ku rikthehet dhe mozaiku “Bukuroshja e Durrësit”. Projekti i Muzeut Arkeologjik në këtë qytet ka qenë herë pas here dhe pjesë e reagimeve të specialistëve të ndryshëm të trashëgimisë kulturore, jo vetëm për vijimësinë e punës, por dhe pasurinë arkeologjike të tij, ku këtë sezon ai u rihap pas përfundimit të punimeve. Një ditë më parë në qytetin e Durrësit, Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit u shpreh për një moment historik për Muzeun Arkeologjik dhe për vetë qytetin, të cilit i rikthehet një hapësirë tërësisht e transformuar dhe e investuar në ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë sonë kulturore.

“Po i kthejmë Durrësit dhe publikut një muze të ri, të restauruar plotësisht, thuajse të lindur prej fillimit, ku mbi 3200 artefakte rrëfejnë në mënyrë tejet elegante të shkuarën në pavionët e rikonceptuar, e deri tek elementët e teknologjisë që mundësojnë udhëtimin në kohë, brenda qytetit të gladiatorëve e të Mbretëreshës Teutë. Nuk po inaugurojmë thjesht një ndërtesë; ne po riinterpretojmë një hapësirë për të treguar historinë, qytetin, rajonin, Shqipërinë; një rrugëtim aventuror në mjegullën e shekujve. Sepse Durrësi nuk është vetëm një hapësirë e jona urbane, por është një arkiv i hapur Mesdhetar, me rëndësi universale ku çdo shtresë toke është një epokë, dhe çdo objekt antik është një dëshmi unikale”, u shpreh Gonxhja.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së rihapjes së këtij muzeu, ku të pranishëm ishin dhe kryeministri Edi Rama e Ambasadori i Bashkimit Evropian të Shqipërisë, Silvio Gonzato, ministri Gonxhja tha se Muzeu i ri Arkeologjik i Durrësit nuk do të jetë një godinë e heshtur, por një institucion ftues, aktiv. “Një laborator rrëfyes përmes aktivitetesh edukative të të rinjve dhe fëmijëve, jo si një depo e së shkuarës, por si një instrument inovativ e krijues për ta kuptuar atë”, vijoi Gonxhja. Muzeu u rihap pas përfundimit të punimeve, por ky ristrukturim i tij ka sjellë dhe shtimin e numrit të punonjësve në Qendrën Muzeore Durrës, nga 17 vetë duke e çuar në 33 numrin e personelit.

Rikthimi i mozaikut “Bukuroshja e Durrësit”

Muzeu Arkeologjik është dhe një nga instucionet e rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore. Linja e re muzeale, sipas ministrit Gonxhja përfshin dhe pasurimin e ekspozitës me gjetje të reja arkeologjike. “Përsa i përket linjës së re muzeale, koleksioni identifikon artikujt që nxjerrin në pah temat kryesore të narrativës së muzeut dhe periudhat kryesore historike si dhe parashikon të pasurojë e përditësojë ekspozimin me gjetje, ku spikat mbi të gjitha Bukuroshja e Durrësit, kthyer në shtëpi!”, tha Gonxhja. Mozaiku i njohur me emrin “Bukuroshja e Durrësit” është transportuar pjesë-pjesë nga Muzeu Historik Kombëtar, ku ishte vendosur prej vitit 1981. Transporti u realizua prej të njëjtit ekip specialistësh, që e transferoi dhe e instaloi mozaikun e mirënjohur në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar.

Por restaurimi i plotë i mozaikut në Durrës do të marrë kohë dhe këtë proces do ta kryejë restauratori Agron Islami me grupin e tij. “Bukuroshja e Durrësit” është zbuluar në Durrës në vitin 1916 nga arkeologu ushtarak austriak Camillo Praschniker. Ai u gjet rastësisht gjatë punimeve të ushtrisë austriake në Luftën e Parë Botërore për hapjen e një transheje fortifikuese në qendër të Durrësit.

Muzeu Arkeologjik është një nga objektet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, që u restaurua në kuadër të projektit “EU4Culture” të financuar nga BE, zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Muzeu i parë arkeologjik në Durrës është hapur më 13 mars të vitit 1951. Ishte nisma e arkeologut Vangjel Toçi, i cili deri në atë kohë ishte bërë mjaft i njohur në Durrës edhe si krijuesi i bibliotekës së qytetit më 10 shtator 1945 dhe që vendosi në eksponatet e muzeut të ri koleksionin e objekteve, që kishte mbledhur me shumë kujdes dhe me mbështetjen e dhjetëra qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.