Irani mohon raportin e Bloomberg: Nuk propozoi rikthimin e inspektorëve bërthamorë për lehtësim sanksionesh
Irani ka hedhur poshtë raportin e Bloomberg-ut sipas të cilit ministri i Jashtëm Abbas Araghchi u kishte propozuar diplomatëve perëndimorë rikthimin e aksesit të inspektorëve bërthamorë në objektet e bombarduara, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Sipas Bloomberg-ut, që citonte diplomatë pa emër me njohuri për bisedimet, Araghchi e kishte ngritur idenë gjatë takimeve në OKB me diplomatë evropianë dhe të Lindjes së Mesme.
Por agjencia iraniane Fars, duke cituar një burim me njohuri për çështjen, e quajti “të rreme” pretendimin se Araghchi i kishte propozuar SHBA-së lejimin e inspektorëve në objektet e saj.
Çështja e materialeve të pasuruara të uraniumit të Iranit, të fshehura në tunele të thella nëntokësore, mbetet një nga pikat më të nxehta të konfliktit SHBA–Iran, me Uashingtonin që e ka vendosur parandalimin e një arme bërthamore iraniane si synim qendror të luftës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.