Tiranë 39°C · Pjesërisht vranët 12 August 2026
S&P 500 7,743 ▲0.19%
DOW 53,758 ▼0.06%
NASDAQ 26,574 ▲0.48%
NAFTA 83.03 ▼0.2%
ARI 4,482 ▲0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,331 ▼ -0.71% ETH $1,886 ▲ +0.61% XRP $1.0086 ▲ +1.34% SOL $75.4300 ▲ +0.28%
S&P 500 7,743 ▲0.19 % DOW 53,758 ▼0.06 % NASDAQ 26,574 ▲0.48 % NAFTA 83.03 ▼0.2 % ARI 4,482 ▲0.93 % S&P 500 7,743 ▲0.19 % DOW 53,758 ▼0.06 % NASDAQ 26,574 ▲0.48 % NAFTA 83.03 ▼0.2 % ARI 4,482 ▲0.93 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Arte

Rijetësimi i Rrugës së Pazarit të Vjetër, gjurmë historike drejt Kalasë së Shkodrës

Kalldrëmi i Rrugës së Pazarit të Vjetër, një nga rrugët historike që të çonte drejt Kalasë së Shkodrës, do të restaurohet dhe rikthehet në funksion si pjesë e projektit gjithëpërfshirës për Rijetësimin e Kalasë së Shkodrës.

Pas pastrimit dhe çlirimit nga bimësia, rruga do të restaurohet dhe pajiset me sinjalistikën e nevojshme, ndriçim për orët e natës dhe barriera mbrojtëse për vizitorët që do t’i drejtohen kalasë përmes këtij itinerari. Ndërhyrja është pjesë e investimeve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të financuara nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Rikthimi i Rrugës së Pazarit nuk përfaqëson vetëm restaurimin e një kalldrëmi të vjetër. Është rikthimi në funksion i një gjurme historike, që lidh të shkuarën me të tashmen dhe nxjerr në pah vlera që për vite me radhë kanë mbetur të fshehura nga urbanizimi i vrullshëm.

Dikur, funksioni parësor i kalave ishte ai ushtarak dhe administrativ. Për këtë arsye, ato ndërtoheshin në pika dominuese, por njëkohësisht planifikoheshin në lidhje të drejtpërdrejtë me lagjet dhe hapësirat jashtë mureve, përmes rrugëve dhe hyrjeve të kontrolluara.

Për t’u ngjitur në Kalanë e Shkodrës, dikur ndiqej Rruga e Pazarit të Vjetër, e cila lidhej me Mullirin e Danes dhe, në një pikë, bashkohej me Rrugën e Asqerëve, në anën lindore të kalasë.

Në faqen jugore të kodrës ekzistonte edhe një tjetër rrugë, e njohur si Rruga e Varrit, ose Mezar Jolli. Ajo humbi gradualisht rëndësinë e saj, veçanërisht pas zhvendosjes së komandës nga kalaja, pas vitit 1865. Nëpërmjet kësaj rruge transportoheshin trupat e të vdekurve, kryesisht ushtarë, për t’u varrosur në lagjen “Alibegaj”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.