☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,633 ▼0.25%
DOW 50,672 ▼0.46%
NASDAQ 26,811 ▼0.19%
NAFTA 92.22 ▲1.99%
ARI 4,194 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,998 ▲ +0.26% ETH $2,688 ▲ +0.32% XRP $1.4811 ▼ -1.21% SOL $117.2700 ▼ -1.4%
S&P 500 7,633 ▼0.25 % DOW 50,672 ▼0.46 % NASDAQ 26,811 ▼0.19 % NAFTA 92.22 ▲1.99 % ARI 4,194 ▲0.18 % S&P 500 7,633 ▼0.25 % DOW 50,672 ▼0.46 % NASDAQ 26,811 ▼0.19 % NAFTA 92.22 ▲1.99 % ARI 4,194 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kronika

Rikthehen kontrollet në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Sezoni veror përfundoi dhe bashkë me të edhe fluksi i lartë i lëvizjeve mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës, raporton A2 CNN. Me përfundimin e sezonit veror rikthehet edhe kontrolli në pikën kufitare.

Sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve, nga 1 maji deri në shtator, kalimi në të dyja anët e kufirit bëhej pa kontrolle kufitare për qytetarët që udhëtonin me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.

Por, sipas marrëveshjes mes dy vendeve, gjatë periudhës së sezonit jo-veror, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës do të kalojnë kufirin sipas procedurave normale dhe do t’u nënshtrohen kontrolleve të dokumenteve. Megjithatë, regjimi i lehtësuar do të vijojë gjatë fundjavave dhe festave zyrtare.

Deri më tani nuk janë shënuar pritje apo radhë të gjata në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Kosovë. Të dhënat e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit në Kukës tregojnë për një fluks të konsiderueshëm të lëvizjeve gjatë muajve të verës.

Për periudhën qershor–gusht, nga Kosova drejt Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Morinit, kanë hyrë 2 milionë e 197 mijë e 667 shtetas të Kosovës. Ndërkohë, në drejtim të Kosovës, përmes pikës kufitare të Vërmicës, kanë dalë nga Shqipëria 887 mijë e 972 shtetas shqiptarë. /A2CNN/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.