🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.73 ▼1.68%
ARI 4,340 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,651 ▼ -1.46% ETH $1,759 ▼ -1.4% XRP $1.1903 ▼ -1.61% SOL $72.4100 ▼ -1.34%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.73 ▼1.68 % ARI 4,340 ▼0.94 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.73 ▼1.68 % ARI 4,340 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kosova

Rikthehen nën kontroll të INFRAKOS-it objektet hekurudhore në veri

Policia e Kosovës, me vendim të Infrakosit ka asistuar në marrjen nën kontroll të katër pikave të nënstacioneve hekurudhore në komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Kemi asistuar në marrjen nën kontroll të katër stacioneve në Zveçan dhe Leposaviq”, ka deklaruar Elshani.

Ndërkohë, në veri gjatë këtij aksioni ishin edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryeshefi ekzekutiv i Infrakos-it, Bujar Jupaj.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka thënë se janë kthyer nën menaxhim të plotë të Ndërmarrjes Publike INFRAKOS të gjitha objektet dhe pronat publike hekurudhore në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, të cilat deri më tani ishin të uzurpuara nga strukturat ilegale paralele serbe.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton opinionin publik se nga sot janë kthyer nën menaxhim të plotë të Ndërmarrjes Publike INFRAKOS të gjitha objektet dhe pronat publike hekurudhore në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, të cilat deri më tani ishin të uzurpuara nga strukturat ilegale paralele serbe”.

Sipas tij, ky aksion është realizuar në koordinim të plotë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Ekonomisë dhe N. P. Infrakosi, dhe siç tha “përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e rendit institucional, shtrirjen e autoritetit shtetëror dhe mbrojtjen e aseteve strategjike të Republikës së Kosovës”.

“Njëkohësisht, ky veprim lehtëson përshpejtimin e rehabilitimit, modernizimit dhe funksionalizimit të infrastrukturës hekurudhore në veri të vendit, në përputhje me prioritetet zhvillimore dhe standardet shtetërore të Kosovës. Segmenti hekurudhor në veri është pjesë strategjike e Koridorit X, që lidh Kosovën me rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të transportit, duke rritur potencialin ekonomik dhe integrimin infrastrukturor të vendit”.

Basha theksoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me mbështetjen e Kryeministrit, mbetet e përkushtuar për zbatimin e ligjshmërisë, rikthimin e pronës publike nën kontroll institucional dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne në çdo cep të Republikës së Kosovës.

“Faleminderit organeve të rendit dhe sigurisë për efikasitetin dhe punën e shkëlqyeshme, Kryeshefit Jupaj, si dhe dy kolegëve, Ministres Rizvanolli dhe Sveçla për bashkëpunimin”, ka thënë ndër të tjera Basha. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.