Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 02 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 67.61 ▼1.41%
ARI 4,072 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $60,366 ▲ +2.5% ETH $1,622 ▲ +2.41% XRP $1.0569 ▲ +1.23% SOL $77.9700 ▲ +4.66%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.61 ▼1.41 % ARI 4,072 ▼0.26 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.61 ▼1.41 % ARI 4,072 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Politika

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve, Rama: Ndërtesa ka probleme serioze, do ta transformojmë duke ruajtur identitetin e sa

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Konkursin Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve.

Kryeministri u shpreh se ndërtesa ka probleme serioze, por do të transformohet duke ruajtur identitetin dhe duke e kthyer në një pikë strategjike turizmi.

“Dua vetëm të falënderoj të gjitha studiot pjesëmarrëse. Ka qenë një pjesëmarrje e konsiderueshme. Një vendim jo i lehtë për të zgjedhur 5 finalistët. Dua të falënderoj edhe Korporatën Shqiptare të Investimeve.

Sot që flasim, bashkë me këtë konkurs jemi në 15 konkurse të realizuara ndërkombëtare. Kemi 3 konkurse që janë duke u përgatitur. Të gjitha janë të standardeve më të larta ndërkombëtare, jo vetëm për nga pjesëmarrja e arkitektëve më të mirënjohur apo përbërja e jurive ndërkombëtare, por edhe për nga procedurat e ndjekura. Janë aktualisht 12 kontrata të lidhura, 7 në proces, 3 masterplane.

Janë 20 objekte publike për zhvillim. Gjithë thelbi i aktivitetit të Korporatës Shqiptare të Investimeve është që, duke vënë në dispozicion prona shtetërore në nevojë për zhvillim, të marrë mbrapsht përfitueshmëri të lartë financiare në funksion të publikut. Përfitueshmëria e korporatës nga kjo fazë e parë është e kuantifikuar, e vlerësuar në kontratat e lidhura, 523 mln euro, në përfitimin direkt të shtetit nga ky aktivitet.

Përfitueshmëria ekonomike e kontraktuar është mbi 1 mld euro. Sipërfaqja e tokës për këto projekte është 46 mijë e 700 m². Ndërsa ajo e përfituar për nevojat e shtetit është 267 mijë metra katrorë. 355 mijë janë të përfituara nga sipërmarrja. Shteti ka nevojat e veta. Jo duke i dhënë ato me kosto dhe përfitime simbolike, por duke u kthyer në një zotërues të madh asetesh me vlerë që janë në dispozicion të shtetit.

Kemi akoma sot një numër hapësirash që janë me qira dhe paguajnë për pronarë privatë. Këtu po ndodh një spostim i rëndësishëm për zotërimin e aseteve nga shteti dhe po ndodh një transformim i strukturës urbane. Pallati i Kongreseve është ashtu sikur e thatë edhe ju. Ndërtesa ka probleme serioze, është koha për një transformim duke ruajtur identitetin e saj. Thirrja nënkupton dhe zhvillimin e një objekti pranë Pallatit të Kongreseve.

Qëllimi është që ky pallat të vijë në kohë nga pikëpamja e teknologjisë, e cilësisë së hapësirave, e gjithë strukturës së riorganizuar dhe të riangazhuar, por edhe që ky pallat dhe kjo zonë të bëhet një destinacion tjetër i Tiranës turistike, i Tiranës si kryeqytet. Duke krijuar edhe këtu jetë si rreth e rrotull gropës së stadiumit”, u shpreh Kryeministri Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.