🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,805 ▼ -0.15% ETH $2,236 ▼ -0.03% XRP $1.1623 ▼ -2.05% SOL $89.6500 ▼ -0.69%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Rinovimi nuk ndal largimin, zbulohet kontrata e sulmuesit të Kombëtares

Mirlind Daku është rikthyer në protagonist te Rubin Kazani dhe tani që ka lënë pas edhe dëmtimin, pritet të ketë vendin e tij në skuadër. Në verën e shkuar, sulmuesi i Kombëtares rinovoi kontratën me klubin, megjithatë largimi nga Rubin Kazani nuk është i pamundur. Drejtuesit e Rubin Kazan bëjnë të ditur se kontrata e […]

Mirlind Daku është rikthyer në protagonist te Rubin Kazani dhe tani që ka lënë pas edhe dëmtimin, pritet të ketë vendin e tij në skuadër. Në verën e shkuar, sulmuesi i Kombëtares rinovoi kontratën me klubin, megjithatë largimi nga Rubin Kazani nuk është i pamundur.

Drejtuesit e Rubin Kazan bëjnë të ditur se kontrata e sulmuesit shqiptar Mirlind Daku përfshin klauzola lirimi si për klubet e huaja, ashtu edhe për ekipet e kampionatit rus. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i përgjithshëm i klubit, Ajbatov, në një deklaratë për “Match TV”.

“Sigurisht. Klubi duhet të ketë sigurim, kështu që ka kompensim në çdo rast”, tha Ajbatov. Daku rinovoi kontratën e tij me Rubin gjatë verës së vitit 2025, duke e zgjatur bashkëpunimin me klubin deri në fund të sezonit 2028/29. Sulmuesi shqiptar po kalon një sezon mjaft produktiv me fanellën e Rubin Kazan, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit ofensiv. Në këtë edicion, Daku ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka realizuar 10 gola dhe ka dhënë 1 asist, duke konfirmuar formën e tij të qëndrueshme dhe rolin kyç në skuadër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.