☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Rinovimi politik dhe standardi i dyfishtë

Nga Altin Ketro

Protesta njëmujorëshe në bulevardin dhe rrugët e Tiranës u cilësua nga shumëkush si protesta e “Gjeneratës Z”. Me kalimin e ditëve, krahas kërkesave të saj, mori formë edhe një debat më i gjerë për përfaqësimin e të rinjve në politikë. U artikulua ideja se brezi i vjetër duhet t’u hapë rrugë brezave të rinj dhe se politika shqiptare ka nevojë për një rinovim më të shpejtë.

Ky është një diskutim i nevojshëm. Megjithatë, kur krahasohen kërkesat me zhvillimet konkrete në politikë, shfaqet një kontrast që ia vlen të analizohet.

Në zgjedhjet e majit 2025, Partia Socialiste hyri në garë me një listë ku rreth 40% e emrave nuk kishin kandiduar më parë për deputet. Një pjesë e tyre u bënë pjesë e Kuvendit përmes listës së mbyllur, ndërsa në listën e hapur kandiduan kryesisht figura me disa mandate. Kjo tregon një përpjekje për rinovim gradual të grupit parlamentar. Megjithatë, nëse do të ndiqej logjika e artikuluar në bulevard, edhe deputetët që sapo kanë hyrë në politikë do të duhej të largoheshin.

Këtu lind një paradoks. Kur Partia Socialiste sjell figura të reja, kritikohet se po sjell njerëz pa përvojë dhe të panjohur për publikun. Kur mbështetet te figura me përvojë, kritikohet se po riciklon të njëjtën elitë politike. Kërkohet më shumë hapësirë për të rinjtë, por sapo ata bëhen pjesë e institucioneve, legjitimiteti i tyre vihet në dyshim.

Ndërkohë, kur të rinj të panjohur dalin nga protestat dhe lëvizjet jashtë institucioneve apo nga parti të tjera, ata interpretohen si vlerë dhe si shenjë e hapjes politike. Në të dy rastet bëhet fjalë për të njëjtin fenomen, por standardi i gjykimit ndryshon në varësi të burimit politik.

Në këtë kuptim, problemi nuk duket të jetë vetë rinovimi politik. Më tepër, ndryshon mënyra se si ai vlerësohet. I njëjti fenomen pritet me entuziazëm ose me mosbesim, në varësi të aktorëve që e gjykojnë. Kur standardet interpretohen ndryshe sipas pozicionit politik, diskursi publik humbet koherencën dhe aftësinë për të gjykuar mbi parime, jo mbi përkatësi politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.