⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,578 ▲ +1.24% ETH $2,345 ▲ +2.12% XRP $1.2996 ▲ +2.74% SOL $101.4200 ▲ +1.83%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Kronika

Rishikohen masat e sigurisë! Pas votimit në Kuvend, afat për ata që janë në burg (VIDEO)

Ndryshimi në Kodin e Procedurës Penale do t’u japë mundësi të gjithë personave që janë nën masën e arrestit me burg të kërkojnë dhe të përfitojnë lirinë, ndërsa do të vijojë hetimi ndaj tyre.

Sipas dokumentit tashmë zyrtar, do të jenë vetë personat që janë në qeli ata që do të kërkojnë rishikimin e masës së sigurisë, menjëherë sapo ligji të miratohet në Kuvend dhe të hyjë në fuqi.

Gjykata duhet të verifikojë përputhshmërinë e masave të sigurisë brenda dy muajve.

Prioritet në shqyrtim u jepet kërkesave dhe verifikimeve kryesisht që lidhen me masën e arrestit në burg. Këto duhet të shqyrtohen brenda tre ditëve nga paraqitja ose nisja e tyre. Prioriteti dhe afati treditor zbatohen për të gjitha rastet kur baza ligjore për arrestin në burg nuk lejohet më sipas këtij ligji, shkruan A2 CNN. Për rastet e tjera, afati i verifikimit do të jetë një muaj.

Por edhe vetë prokurorët mund të propozojnë heqjen e masës së sigurisë. Prokurorët që konstatojnë se një masë sigurie nuk përputhet më me kriteret e përcaktuara nga ky Kod, duhet, pa vonesë, t’i paraqesin gjykatës kompetente kërkesë për revokimin ose zëvendësimin e saj.

Megjithatë, në projektligj theksohet se nuk do të preken aktet dhe provat që prokuroria ka marrë para hyrjes në fuqi të ligjit. Ato mund të përdoren në çdo procedim në vijim ose të mëvonshëm, pavarësisht rregullimeve të ndryshme që do të sjellin ndryshimet që do t’i bëhen ligjit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.