🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,484 ▲ +0.75% ETH $2,120 ▼ -0.11% XRP $1.3588 ▼ -0.4% SOL $86.1200 ▼ -0.5%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Kronika

Ristrukturohet njësia Task-Force për Antikorrupsionin

aProkurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka vendosur ristrukturimin e Njësisë Task-Force për Antikorrupsionin në Prokurorinë për Krime të Rënda. Ky ndryshim vjen për shkak të përfundimit të periudhës së komandimit të katër prokurorëve të atashuar pranë saj në muajin Shtator 2015, si edhe për faktin se ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë, pasi nuk ka pasur referime për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë gjatë muajve të fundit nga institucionet e ngarkuara me ligj.

Në bazë të urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm, Njësia Task-Force pranë Krimeve të Rënda do të drejtohet nga prokuror Gentian Osmani, i cili e ka drejtuar edhe më parë këtë strukturë deri në muajin Shtator të vitit 2015. Prokurorët e komanduar pranë kësaj Njësie në muajin Shtator 2015 do të rikthehen në pozicionet e tyre të mëparshme.

Në vijim, Njësia Task-Force e Prokurorisë për Krime të Rënda, do të përbëhet nga prokurorët që kanë qenë më parë pranë kësaj strukture, duke iu bashkuar edhe disa prokurorë, të cilët do të zhvillojnë hetime për veprat penale me qëllime terroriste. Në total, njësia e ristrukturuar do të përbëhet nga 8 prokurorë. Ky bashkim objektivash hetimorë suprimon njërin prej posteve të zëvendësdrejtuesit, duke i bërë nga tre që kanë qenë deri më tani, në dy zëvendëdrejtues të Prokurorisë për Krime të Rënda.

Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur lëvizjen e drejtuesit të Prokurorisë së Korçës, Alket Mersini, me kërkesë të këtij të fundit, duke e komanduar prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës. Në vend të tij, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës është komanduar Kol Hysenaj, aktualisht Prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Po me kërkesë të tij, drejtuesi i Prokurorisë së Pukës, Albert Murçaj, është larguar nga ky pozicion, duke u komanduar në Prokurorinë e Shkodrës, ku do të mbajë pozicionin e zëvendësdrejtuesit. Në vendin e tij komandohet Elidian Morina (Kasa), prokurore në Prokurorinë e Pukës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.