☁️
Tiranë 22°C · Vranët 16 June 2026
S&P 500 7,554 ▲1.65%
DOW 51,671 ▲0.92%
NASDAQ 26,684 ▲3.07%
NAFTA 80.47 ▼0.35%
ARI 4,346 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $66,071 ▲ +0.41% ETH $1,763 ▲ +2.57% XRP $1.2256 ▲ +3.37% SOL $73.7400 ▲ +3.76%
S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 80.47 ▼0.35 % ARI 4,346 ▼0.13 % S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 80.47 ▼0.35 % ARI 4,346 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
16 Jun 2026
Breaking
Amerika

Rivendosja e kontrollit mbi  Ngushticën e Hormuzit-Trump reagon ndaj vendimit të Iranit: S’na shantazhojnë dot

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar sot ndaj vendimit të Iranit për të rivendosur kontrollin e rreptë mbi Ngushticën e Hormuzit, duke e përshkruar lëvizjen si një taktikë të vjetër pa efekt.

Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se bisedimet me Iranin po shkojnë shumë mirë dhe se pret të ketë informacion të ri për çështjen deri në fund të ditës së sotme.

Ata u bënë pak të zgjuar, siç kanë bërë për 47 vjet. Donin ta mbyllnin sërish ngushticën… por ata nuk mund të na shantazhojnë”, deklaroi Trump, duke shtuar se “kemi biseda shumë të mira në vazhdim” dhe se dialogu “po funksionon vërtet mirë”.

Irani kishte njoftuar dje hapjen e Ngushticës së Hormuzit për anijet tregtare, si pjesë e një armëpushimi të brishtë. Por sot, forcat ushtarake iraniane, përfshirë Gardën Revolucionare, e kthyen vendimin dhe rivendosën “kontrollin e rreptë” mbi ngushticën.

Si arsye, Teherani përmendi bllokadën detare amerikane ndaj porteve dhe anijeve iraniane, duke e quajtur atë shkelje të marrëveshjes.

Raportohet se anije luftarake iraniane kanë qëlluar me armë ndaj të paktën një tankeri që po përpiqej të kalonte ngushticën, duke detyruar disa anije të ktheheshin mbrapsht.

Ngushtica e Hormuzit është një nga pikat më strategjike në botë, ku kalon një pjesë e madhe e naftës globale.

Trump theksoi se bllokada amerikane do të mbetet në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje e plotë, që përfshin edhe programin bërthamor të Iranit. Ai u shpreh optimist për bisedimet, por paralajmëroi se nëse nuk ka progres, armëpushimi mund të mos zgjatet.

/rtsh.al/

The post Rivendosja e kontrollit mbi  Ngushticën e Hormuzit-Trump reagon ndaj vendimit të Iranit: S’na shantazhojnë dot appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.