Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.23 ▼14.8%
ARI 4,842 ▲3.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,763 ▲ +4.67% ETH $2,251 ▲ +7.11% XRP $1.3811 ▲ +5.12% SOL $84.4500 ▲ +6%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.23 ▼14.8 % ARI 4,842 ▲3.36 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.23 ▼14.8 % ARI 4,842 ▲3.36 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
roze

Robert Aliaj: Prapanicat dhe sutjenat u bënë vlerë! Personazhet publike janë deformuar vetëm për t’u shitur

Komentet dhe fyerjet në rrjetet sociale duke prodhuar një gjuhë urrejtjeje dhe mungesë të informacionit, argumentit apo kritikës shënjestrojnë këdo që i përdor.

Gjatë diskutimit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan për motivet dhe faktorët që kanë sjellë komentet negative, Robert Aliaj bie dakord me bashkëbiseduesit që rendisin arsye si kultura e përgjithshme e një populli, formimi, ndrydhja, mungesa e konceptimit të lirisë dhe privatësisë së tjetrit, por shton se një rol kryesor në përkeqësimin e situatës e kanë luajtur figurat televizive.

Sipas Aliajt, promovimi i vulgaritetit me qëllimin për t’u shitur është kthyer në një vlerë teksa  përgjegjshmëria ka qenë inekzistente.

”Nuk diskutohet që kultura e përgjithshme është një faktor, por çfarë e bëri këtë kulturë të përgjithshme, çfarë ndikoi më keq? Jemi ne njerëzit e televizionit.

Nuk ka një personazh publik që të shohësh që mos të shesë aty sa lekë ka, sa i blen xhinset, të fryhet, të deformohet si të dojë vetëm për t’u shitur, pra nuk ka një personazh publik në veçanti vajzat, që më vjen shumë keq, e kupton se unë kam vajzë vetë dhe nuk do doja kurrë ta shikoja në atë gjendje, të deformuar vetëm për t’iu përshtatur shijeve të këtij publiku vulgar.

Pra neve, përgjegjshmëria jonë ishte 0. Neve, neve që bëmë televizionin, ne që përbënim opinion, neve ishim fokusuar te mungesat tona, te halli jonë. Dilnim edhe shisnim vetëm sa të bukura jemi, çfarë trupi kam, si i kam prapanicat, shikoni sutjenat, shiko këtë dhe vetëm provokonim dhe u bë vlerë kjo e kupton, se ka kaq vjet që po ndodh kjo nëpër ekran”, tha Aliaj.

1 Koment

  • Travel 12 November 2023, 04:20

    Kjo eshte shoqeria shqiptare. E pa emancipuar dhe me pak edukate.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.