🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,790 ▲ +0.93% ETH $2,695 ▲ +0.35% XRP $1.5340 ▲ +0.57% SOL $123.1700 ▲ +1.58%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Politika

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Ferit Hoxha, ministër i Punëve të Jashtme, çon përpara idenë e disa muajve më parë për ndryshimin e dy ambasadorëve tanë nga dy vende fqinjë në rajon, si Shkupi dhe Prishtina.

Një prej anëtarëve në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme i tha Top gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se më 9 tetor parashikohen në këtë komision dy dëgjesa, të cilat konsiderohen si rokadë ambasadorësh.

Denion Meidani, aktualisht ambasador në Shkup, do të dëgjohet në këtë komision si i propozuar për të drejtuar diplomacinë shqiptare në Prishtinë.

Ndërsa kolegu i tij, Petrit Malaj, i cili prej tre vitesh mban postin e ambasadorit në Kosovë, do të paraqesë në këtë komision platformën se si do të çojë përpara drejtimin e ambasadës sonë në Shkup.

Për momentin mbetet i paqartë relacioni shoqërues i ministrit Ferit Hoxha për këto dy propozime, se përse ai e ka parë të nevojshme këtë rokadë ambasadorësh në Shkup dhe në Prishtinë.

Kujtojmë se zanafilla e këtyre dy ndryshimeve për herë të parë u mësua gjatë muajit maj, kur ambasadori Denion Meidani u vu në krah të protestave të studentëve në Shkup.

Atë kohë pati disa raportime, të cilat sugjeronin se ministri Ferit Hoxha kishte marrë disa ankesa nga partia qeverisëse VMRO dhe aleati i saj shqiptar VLEN për qëndrimet dhe rolin e ambasadorit Meidani në ato protesta.

Por Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur tërësisht të pabazuara.

Theksonte në një reagim për mediat se “çdo vendimmarrje për emërimet apo lëvizjet diplomatike bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se këto procese bazohen në analiza profesionale dhe institucionale, me synim përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore dhe në funksion të prioriteteve të politikës së jashtme të Shqipërisë”.

Këto nuk janë të vetmet dy lëvizje ambasadorësh.

Javën e shkuar, në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme u zhvillua dëgjesa me ambasadorin tonë në Londër, Uran Ferizi, të cilit i është besuar drejtimi i Misionit të Shqipërisë në OSBE në Vjenë.

Për momentin nuk është vendosur ende se kush do të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në Britaninë e Madhe./TCH

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.