☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,161 ▼ -0.33% ETH $2,378 ▼ -1.51% XRP $1.2732 ▼ -1.74% SOL $102.1800 ▼ -1.58%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Rrahu fëmijën e saj dhe më pas e la në rrugë, denoncohet në polici një grua nga Tetova

SPB Tetovë njofton se dje është denoncuar një grua, e cila në rrugën “Iliria” në Tetovë e ka rrahur fëmijën e saj dhe më pas e ka lënë në rrugë.

“Më 09.06.2026 në ora 17:00 në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 14:15 në rrugën “Iliria” në Tetovë, një grua ka rrahur fëmijën e saj, të moshës rreth tre-katër vjeç”.

“Sipas raportimit, pasi kalimtarët e rastit kanë reaguar dhe kanë ndaluar për ta mbrojtur fëmijën, nëna e ka lënë fëmijën në rrugë dhe është larguar me një karrocë në të cilën kishte një fëmijë tjetër të mitur”.

“Është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Tetovë dhe po merren masa për gjetjen dhe vërtetimin e identitetit të autores dhe zbardhjen e rastit, ndërsa fëmija, pasi i është dhënë ndihma mjekësore, i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale Tetovë”, thonë nga SPB Tetovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.