☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 74.92 ▼1.23%
ARI 4,225 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,764 ▲ +0.85% ETH $1,769 ▲ +2.47% XRP $1.1482 ▲ +0.39% SOL $74.2000 ▲ +1.34%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 74.92 ▼1.23 % ARI 4,225 ▼0.5 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 74.92 ▼1.23 % ARI 4,225 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Bota

Rrëfehet djali i Michael Jackson: Babai im ishte fëmijnor

Prince Jackson ka ndarë kujtime të rralla nga jeta me babain e tij, Michael Jackson, ndërsa e ka cilësuar artistin e ndjerë si një baba i

Prince Jackson ka ndarë kujtime të rralla nga jeta me babain e tij, Michael Jackson, ndërsa e ka cilësuar artistin e ndjerë si një baba i përkushtuar, i cili dinte të hynte në botën e imagjinatës së fëmijëve të tij.

29-vjeçari ka folur me shumë emocion për fëmijërinë e tij, duke theksuar se, edhe pse jeta e tyre ishte e pazakontë, ajo ishte e mbushur me dashuri dhe momente të bukura familjare.

“Ishte shumë argëtuese të kaloje kohë me të. Do të doja shumë të kisha fëmijë dhe të mbaja shënime për atë që bënte ai si baba“, është shprehur Prince Jackson.

Ai ka përshkruar një realitet që i ngjante një bote përrallore, ku përditshmëria përfshinte lojëra, libra dhe filma, ndërsa në sfond shëtisnin kafshë ekzotike. “Ishte si të kishe Disneyland-in tënd personal”, ka thënë ai, duke kujtuar kohën që kalonte me babanë dhe vëllezërit.

Duke u ndalur te marrëdhënia me të atin, ai e ka cilësuar Michael Jackson si “argëtues” dhe “shumë të afrueshëm”, duke theksuar se këngëtari përfshihej plotësisht në lojërat e tyre.

“Kur luante me ne, luante vërtet. Ulej në tokë, shpikte histori dhe bëhej pjesë e botës sonë. Kishte një natyrë fëminore që e bënte gjithçka edhe më të bukur”, ka treguar ai.

Në intervistë, Prince ka folur edhe për masat e forta të sigurisë që rrethonin jetën e tyre, por ka sqaruar se nuk është ndjerë kurrë i izoluar. Sipas tij, babai i tyre kujdesej që t’u shpjegonte gjithmonë arsyet e këtyre kufizimeve.

“Jam rritur në një familje të madhe, me mbi 40 kushërinj, ndaj nuk kam ndjerë kurrë vetmi. Ishte thjesht një mënyrë ndryshe jetese”, është shprehur ai.

Michael Jackson u nda nga jeta në vitin 2009, por figura e tij vijon të mbetet në qendër të vëmendjes. Jeta dhe karriera e tij pritet të rikthehen në ekran përmes filmit biografik Michael, ku rolin kryesor do ta interpretojë nipi i tij, Jaafar Jackson.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.