Kronika

Rrëfehet i penduari i mafies italiane: Si do investonim në Shqipëri 18 mln €

Segmente të mafies italiane “Ndrageta” duket se kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta në Shqipëri dhe paratë e tyre do pastroheshin në tokën e shqiponjave.

Mes tyre është dhe Pino Giglio, një nga elementët e këtij klani mafioz i dënuar me 12 vjet e 6 muaj. Të gjitha planet i ka treguar Giglio, një biznesmen i penduar, i cili ka zbuluar dhe sistemin e ryshfetit në Shqipëri.

Pjesë e kësaj skeme ishte dhe shqiptari Refat Muzhaqi. Ata ishin të gatshëm për të marrë në duar, një biznes, si milioner dhe do të paguanin ryshfet për dy zyrtarë të qeverisë.

Bëhej fjalë për një investim 18 milionë euro, një autostradë pranë Tiranës, në vitin 2011. Madje këta biznesmenë të “Ndrageta” kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Shqiptarët, dy zyrtarët, sipas rrëfimit kishin kërkuar 10% të kontratës.

Mes tyre, si ndërlidhës ishte një polic i cili kishte kërkuar 10 mijë euro. Në Shqipëri Pino Giglio dhe një tjetër person i quajtur, Paquale Rilo, në atë kohë, krijuan një shoqëri, “Italcantier”.

Ky biznes nuk u konkretizua, pasi pati zënka mes Riillo dhe policit, i cili i detyrohej 10 mijë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button