🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.91 ▲1.47%
ARI 3,593 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,750 ▲ +1.29% ETH $1,704 ▲ +1.21% XRP $0.9538 ▲ +1.83% SOL $71.4200 ▲ +1.65%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.91 ▲1.47 % ARI 3,593 ▲0.81 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.91 ▲1.47 % ARI 3,593 ▲0.81 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
roze

Rrëfim tronditës për vdekjen e Hayden Panettiere, çfarë ndodhi në orët e fundit të aktores

Rrëfim tronditës për vdekjen e Hayden Panettiere,

Detaje rrëqethëse kanë dalë në dritë për momentet e fundit të jetës së aktores amerikane Hayden Panettiere, e cila ndërroi jetë më 16 gusht, në moshën 36-vjeçare, si pasojë e një mbidoze aksidentale me disa substanca.

Zach Hickerson, vëllai i ish-partnerit të aktores, Brian Hickerson ka rrëfyer për herë të parë skenat dramatike që përjetoi në apartamentin ku ndodhej Hayden në Greenville, Karolina e Jugut.

Në një intervistë për TMZ, Zach tregoi se si u përpoqën ta shpëtonin aktoren, duke i bërë frymëmarrje artificiale dhe masazh kardiak, ndërsa ai vetë lutej që ajo të mbijetonte.

Ai kujtoi se fillimisht nuk kishte vënë re asgjë të pazakontë. Hayden ishte ulur me këmbët e kryqëzuara në divan, ndërsa flokët e gjata i mbulonin një pjesë të fytyrës. Ai mendoi se aktorja thjesht po pushonte dhe priste që ajo të ngrihej e t’i fliste.

Megjithatë, kur Hayden nuk reagoi dhe nuk u zgjua, Zach nisi të dyshonte se diçka nuk shkonte.

Ai tregoi se Brian u afrua për ta zgjuar, por kur e tërhoqi drejt vetes, Zach arriti t’i shihte qartë fytyrën.

“Fytyra e saj ishte e zbehtë, buzët i ishin bërë vjollcë. Menjëherë kuptova se diçka nuk shkonte aspak”, rrëfeu ai.

Zach tregoi se sapo kuptoi gjendjen e aktores, iu drejtua të vëllait duke i thënë: “Brian, ajo është bërë vjollcë. O Zot, ajo është vjollcë”.

Më pas telefonoi urgjencën në numrin 911, ndërsa Brian i dha Hayden-it Narcan, një medikament që përdoret për të kundërshtuar efektet e mbidozës nga opioidet.

Të dy nisën përpjekjet për ta rikthyer në jetë përmes masazhit kardiak dhe frymëmarrjes artificiale, deri në mbërritjen e ekipeve mjekësore.

Zach kujtoi se në fillim ishte i bindur se mjekët do të arrinin ta shpëtonin, por me kalimin e minutave shpresa e tij filloi të zbehej.

“Po lutesha, po qaja, po i përgjërohesha Zotit, po i përgjërohesha asaj që të zgjohej”, tregoi ai.

Sipas rrëfimit të tij, pas rreth 20 minutash përpjekjesh, mjekët i thanë se do të provonin edhe për tetë minuta të tjera. Ai kujtoi se nuk dëshironte që përpjekjet të ndaleshin.

Kur aktorja u shpall e vdekur, Zach ishte gjunjëzuar pranë këmbëve të saj, duke qarë. Ai vendosi dorën mbi këmbën e Hayden-it për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Më pas, të dy vëllezërve iu kërkua të largoheshin nga apartamenti.

Shkaku zyrtar i vdekjes: Efektet toksike të disa substancave
Në shtator, Zyra e Mjekësisë Ligjore në Greenville konfirmoi se vdekja e Hayden Panettiere ishte shkaktuar nga efektet toksike të një kombinimi substancash, përfshirë fentanilin, 4-ANPP, alprazolamin, methocarbamolin dhe quetiapinën.

Vdekja u klasifikua si aksidentale, ndërsa autopsia nuk evidentoi shenja traume që mund të kishin kontribuar në humbjen e jetës së saj.

Në tetor, burime pranë hetimit i thanë TMZ-së se autoritetet dyshonin se aktorja kishte konsumuar një pilulë oksikodoni të përzier me fentanil. Sipas të njëjtave raportime, ajo dyshohej se kishte siguruar në mënyrë të paligjshme substanca narkotike nga një person që e furnizonte prej kohësh në Los Angeles.

Një marrëdhënie e trazuar me ish-partnerin
Hayden Panettiere dhe Brian Hickerson kishin pasur një marrëdhënie të trazuar, e cila nisi në vitin 2018. Në vitin 2021, Brian pranoi përgjegjësinë përmes deklarimit “no contest” për dy akuza penale që lidhen me dhunën në familje.

Ai u dënua me 45 ditë burg dhe katër vite liri me kusht, si dhe u urdhërua të ndiqte programe kundër dhunës në familje. Një urdhër mbrojtjeje pesëvjeçar në favor të aktores kishte përfunduar në fillim të këtij viti.

Hayden la pas vajzën e saj 11-vjeçare, Kaya, të cilën e kishte nga marrëdhënia me ish-të fejuarin, boksierin ukrainas Wladimir Klitschko.

Aktorja u bë e njohur që në moshë të re, por famën ndërkombëtare e fitoi përmes roleve në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, ku interpretoi personazhin e këngëtares Juliette Barnes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.