☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.02 ▼3.94%
ARI 3,908 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,330 ▲ +0.12% ETH $2,301 ▲ +1.14% XRP $1.2549 ▲ +0.15% SOL $94.8100 ▼ -1.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.02 ▼3.94 % ARI 3,908 ▲0.22 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.02 ▼3.94 % ARI 3,908 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Rregullorja e GJKKO-së, Shoqata e Gazetarëve Evropianë në Shqipëri: Censuruese dhe në kundërshtim me standardet evropiane

Shoqata e Gazetarëve Evropianë në Shqipëri thotë se rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme është censuruese dhe bie ndesh me standardet europiane që garantojnë lirinë e medias dhe transparencën e proceseve gjyqësore.

Kërkesa ndaj GJKKO është rishikimi i dispozitave dhe konsultimi me palët e interesuara, teksa shoqata thotë se këto shqetësime do t’u përcillen partnerëve europianë.

Sipas AEJ Albania, ndalimi për përdorimin e pajisjeve teknologjike pengon raportimin në kohë reale dhe gazetarët s’mund të trajtohen si rrezik pse përdorin mjetet e punës.

Gjithashtu shpreh shqetësim për sistemin e akreditimit që u kërkon gazetarëve një sërë të dhënash personale dhe firmosjen e deklaratave për të respektuar kufizimet.

Sipas shoqatës, njoftimet zyrtare s’mund të jenë zëvendësuese për raportimin e pavarur në një institucion si GJKKO ku proceset që zhvillohen duhet të jenë më transparente.

“Shoqata e Gazetarëve Evropianë, Dega Shqipëri (AEJ Albania), shpreh shqetësimin për rregulloren e re të GJKKO-së e dhe mënyrën se si ajo kufizon punën e gazetarëve.

Ndalimi i telefonave, laptopëve dhe pajisjeve të tjera elektronike gjatë seancave pengon raportimin në kohë reale, mbajtjen e shënimeve dhe komunikimin me redaksitë. Gazetarët nuk mund të trajtohen si rrezik për procesin gjyqësor vetëm sepse përdorin mjetet e tyre të punës.

Shqetësues është edhe sistemi i ri i akreditimit. Gazetarëve u kërkohen të dhëna personale, vërtetime pune, kartë shtypi dhe dokumente të tjera, ndërsa duhet të firmosin deklarata për respektimin e një sërë kufizimesh. Në rast të shkeljes së tyre, parashikohen masa që shkojnë deri në heqjen e akreditimit dhe ndalimin e aksesit në Gjykatë. Po ashtu, regjistrimi 24 orë përpara dhe rotacioni në sallë rrezikojnë ta kthejnë akreditimin nga një procedurë organizative në një filtër për aksesin e medias në procese me interes të lartë publik.

AEJ Albania thotë se: Masat duhet të mos cenojnë lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar. Kufizime të tilla bien ndesh me garancitë kushtetuese për lirinë e shprehjes dhe të informimit, si dhe me standardet evropiane për lirinë e medias dhe transparencën e proceseve gjyqësore. Njoftimet zyrtare të Gjykatës nuk mund të zëvendësojnë raportimin e pavarur të gazetarëve nga seancat. Aq më tepër në GJKKO, ku zhvillohen procese që lidhen me korrupsionin, zyrtarët e lartë dhe krimin e organizuar, transparenca duhet të jetë më e madhe dhe jo më e kufizuar.

AEJ Albania i kërkon GJKKO-së të rishikojë dispozitat që prekin punën e medias dhe të nisë një konsultim real me gazetarët dhe organizatat e tyre. Ne do t’ua përcjellim këto shqetësime partnerëve tanë evropianë dhe institucioneve që monitorojnë lirinë e medias, me bindjen se siguria e Gjykatës dhe liria e raportimit mund dhe duhet të garantohen njëkohësisht”, thotë shoqata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.