Rajoni

Rreth 13 000 migrantë të bllokuar në kufirin greko-maqedonas

Rreth 13 000 migrantë janë bllokuar sot në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë në kushte higjenike të mjerueshme, njoftoi një përgjegjës grek para organizimit të një mbledhje mes BE-së dhe Turqisë të gjykuar thelbësore për një zgjidhje të krizës migratore.

“Ka 13 000 persona këtu dhe rreth 20 000 në të gjithë prefekturën, ose më shumë se 60 për qind e gjithë migrantëve që janë në vend”, deklaroi Apostolos Tzitzikostas, guvernator rajonal i prefekturës greke të Maqedonisë, për televizionin “Skai”, ndërkohë që po mbikqyrte operacionet e shpërndaries së ushqimit në Idomeni.

“Ne nuk mund të përballojmë këtë peshë të vetëm”, tha Tzitzikosta, i cili shpreson që qeveria greke të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në këtë rajon.

Numri i kandidatëve për azil, mbi të gjitha sirianë, irakian dhe afganë, të bllokuar në të gjithë Greqinë vetëm rritet për shkak të mbylljes së kufirit nga Maqedonia dhe masave bllokuese të ndërmarra nga vendet e Ballkanit dhe Austria

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button