☁️
Tiranë 13°C · Vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,034 ▼ -1.03% ETH $2,182 ▼ -1.72% XRP $1.4159 ▼ -0.25% SOL $86.8100 ▼ -1.65%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Kronika

Rrëzohet dëshmia e pilotit, zbulohen hyrje-daljet e italianit në Shqipëri

Një avion tip Piper i rrëzuar këtë mëngjes në grykëderdhjen e Ishmit risolli edhe njëherë debatin në Shqipëri për trafik të mundshëm droge me avion nga vendi ynë drejt Italisë.

Piloti 69-vjeçar Guido Andrea Guidi deklaroi se avioni i tij u rrëzua gjatë tentativës për tu ulur pas një defekti që ai konstatoi në fluturim. Ai tha se ishte nisur nga Bari në drejtim të Veriut të Italisë dhe se kishte shfrytëzuar kohën e bukur për të fluturuar mbi det, por avioni sipas pilotit- ka dhënë defekt.

Një tokë arë e punuar – po sipas dëshmisë së tij – u pa si vend i përshtatshëm për të kryer ulje të detyruar pas avarisë. Aviacioni Civil konfirmoi se avioni nuk kishte marrë leje për fluturim.  Sipas Ministrisë së Transporteve, leja për të qarkulluar në territorin shqiptar, kërkohet 48 orë përpara fluturimit duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm.

Por Shqipëria, nuk është një vend i panjohur për pilotit, që në Itali rezulton me precedentë të mëparshëm penale.

News 24 raporton se Guido Andrea Guidi ka hyrë dy herë në vendin tonë, një herë nga Rinasi dhe një herë nga Muriqani, përkatësisht në vitin 2013 dhe 2014.

Mësohet se 69-vjeçari ka hyrë në Shqipëri nga Rinasi më 6 nëntor 2013 dhe është larguar po atë ditë nga vendi ynë.

Ndërsa herën e dytë, ka hyrë nga Muriqani rreth dy muaj më pas, më 10 janar 2014 dhe është larguar të nesërmen përmes aeroportit të Rinasit.

Në bendësi të avionit u gjetën disa dokumente personale të pilotit Guido Andrea Guidi, manuali i përdorimit të avionit dhe disa shishe me ujë.

Hetuesit zbuluan në një zonë moçalore pranë vendin ku u rrëzua avioni, një pistë 1.5 kilometra, që sipas banorëve vendas ishte përshtatur ditët e fundit.

Prokurorët dyshojnë se ky është një rast i ngjashëm me atë të pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit u rrëzua më 9 Maj të vitit 2014, në plazhin e Divjakës. Hetimet zbuluan se ai do të transportonte rreth 400 kilogramë kanabis. Riformato është dënuar me 12 vjet burg.

Referuar Gjykatës së Lartë Italiane, Andrea Guidi së bashku me një bashkëpunëtorin e tij, janë hetuar lidhur me një aksident ajror të ndodhur në qershor 2003 në Milano, ku humbjen jetën dy persona. Sipas hetuesve italianë ai dyshohet se ka premtuar dhënien e 125 mije euro ryshfet një tekniku, në këmbim të hartimit të një raporti në favor të kompanisë “Eurojet”, e cila drejtohej prej tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.