☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,639 ▲0.26%
DOW 52,682 ▲0.37%
NASDAQ 25,519 ▲0.21%
NAFTA 87.52 ▲1.14%
ARI 3,879 ▼3.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,888 ▼ -3.52% ETH $2,017 ▼ -3.51% XRP $1.0287 ▼ -3.84% SOL $81.7000 ▼ -4.3%
S&P 500 7,639 ▲0.26 % DOW 52,682 ▲0.37 % NASDAQ 25,519 ▲0.21 % NAFTA 87.52 ▲1.14 % ARI 3,879 ▼3.04 % S&P 500 7,639 ▲0.26 % DOW 52,682 ▲0.37 % NASDAQ 25,519 ▲0.21 % NAFTA 87.52 ▲1.14 % ARI 3,879 ▼3.04 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Ekonomia

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës përcakton tarifat e reja

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës, krahasuar me vendimin e një dite më parë.

Sipas vendimit të ri, një litër naftë do të shitet me jo më shumë se 210 lekë, nga 205 lekë që ishte përcaktuar në mbledhjen e 11 nëntorit. Ndërsa çmimi i benzinës është rritur me 1 lek, duke arritur në 165 lekë për litër, nga 164 lekë që ishte më parë.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, më 12 nëntor, Bordi përcaktoi gjithashtu çmimet maksimale të shitjes me shumicë. Për naftën, çmimi nuk duhet të kalojë 198 lekë për litër, nga 193 lekë që ishte një ditë më parë, ndërsa për benzinën është vendosur në 153 lekë për litër, nga 152 lekë.

Sa i përket gazit për automjete, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 71 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 59 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 114 lekë për litër.

Sipas njoftimit të Bordit të Transparencës, çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 12 nëntor, në orën 18:30 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, kur do të pasqyrohen ndryshimet e radhës në çmimet e shitjes.

Bordi u tërheq vëmendjen operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të vendimit, duke paralajmëruar se në rast të konstatimit të shkeljeve do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Në njoftim theksohet gjithashtu se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.