Ekonomia

Rritet paraja jashtë bankave, ulen depozitat në lekë

Raporti

Në qershor u rritën transaksionet online dhe më karta

Online – Numri i transaksioneve të kryera online nga klientët e bankave për muajin qershor 2014, është 91,613, ndërsa volumi 8,871 miliardë lekë

transaksion me karteNë fund të muajit qershor, paraja jashtë bankave arriti në 197.5 miliardë lekë, duke u rritur me 1.5% apo rreth 3 miliardë lekë ose 21 milionë euro, raporton Banka e Shqipërisë në raportin mujor statistikor. Në dy muaj, kanë dalë jashtë kanaleve bankare rreth 4 miliardë lekë, ose 29 milionë euro. Ky fenomen u vu re vitin e kaluar në periudhën para dhe paszgjedhore, kur u konstatuan 44 milionë euro jashtë bankave, por gjatë vitit 2014, u shënua ulje në këtë tregues. Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit mars 2014, niveli i parasë jashtë korporatave depozituese arriti në 193 miliardë lekë, nga 198 miliardë lekë në fund të dhjetorit, duke u tkurrur me 2.7%. Një fenomen tjetër është tkurrja e depozitave me afat në lekë në total, të cilat kanë rënë për të katërtin muaj radhazi në qershor, duke arritur në 384.5 miliardë lekë, nga rreth 396 miliardë lekë në janar 2014. Ndërsa llogaritë rrjedhëse dhe depozitat në valutë kanë shënuar rritje me bazë mujore në qershor, duke arritur përkatësisht në 197.5 dhe 460.7 miliardë lekë. Ndërkaq, fitimi i bankave ka ndjekur trendin rritës edhe për muajin qershor. Kështu, sipas raportit statistikor, bankat në total patën një fitim neto 5,434 miliardë lekë. Edhe kredia e keqe duket e stabilizuar, me një përkeqësim të pandjeshëm. Sipas raportit statistikor, kredia me probleme në total llogaritet 24.1%. Ndërkaq, numri i kartave të debitit arriti në 876,557 copë në përdorim nga klientët, kurse numri i ATM-ve, 825. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, me këto karta gjatë muajit qershor, u kryen 1 146 294 transaksione.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button