Rritet prodhimi i çimentos, betonit dhe llaçit, bien nafta dhe kromi
Çimentoja vijon të jetë një nga produktet kryesore të industrisë shqiptare. Në vitin 2025 u prodhuan rreth 1 milion e 993 mijë tonë çimento Portland, me një rritje prej 2.5% krahasuar me një vit më parë. Edhe prodhimi i betonit të gatshëm u rrit rreth 3.5%, duke arritur ne 1.8 mln tonë.
Rritje të fortë ka shënuar edhe prodhimi i sistemeve të fijeve elektrike të izoluara për automjete. Në vitin 2025 u prodhuan rreth 263 miliardë copë, me një rritje prej 8.7%. Edhe industria ushqimore ka pasur rritje. Prodhimi i bukës së freskët arriti në 67 mijë tonë, ose 8.4% më shumë se një vit më parë.
Nga ana tjetër, vlera e shitjeve të naftës bruto ra me 24.3%, ndërsa ajo e xeherorëve dhe koncentrateve të kromit me 23.9%.
Sa i takon shitjeve, rritjen më të lartë e ka regjistruar llaçi i prodhuar në fabrikë, me 19.5%, i ndjekur nga alumini i lidhur i papërpunuar me 15.4%.
Në strukturën e shitjeve industriale, peshën më të madhe e zë prodhimi i produkteve ushqimore, me 16.4%, pasuar nga produktet minerare me 14.4% dhe metalurgjia me 8.4%



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.