🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.76%
DOW 51,496 ▼0.64%
NASDAQ 26,824 ▼0.9%
NAFTA 92.85 ▲0.48%
ARI 4,166 ▼3.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,366 ▼ -1.69% ETH $2,675 ▼ -0.7% XRP $1.4895 ▼ -2.95% SOL $118.4700 ▼ -3.83%
S&P 500 7,684 ▼0.76 % DOW 51,496 ▼0.64 % NASDAQ 26,824 ▼0.9 % NAFTA 92.85 ▲0.48 % ARI 4,166 ▼3.59 % S&P 500 7,684 ▼0.76 % DOW 51,496 ▼0.64 % NASDAQ 26,824 ▼0.9 % NAFTA 92.85 ▲0.48 % ARI 4,166 ▼3.59 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Politika

BE ka një “surprizë” për Shqipërinë! “Politico” zbulon se do ketë strategji më vete për 4 vendet që janë pran�

Ndërsa Shqipëria është vlerësuar nga Bashkimi Evropian si pararojë në rajon në procesin e integrimit dhe të hënën u zhvillua në Tiranë konferenca ndërparlamentare për zgjerimin, nga Brukseli njoftohet një tjetër hap pozitiv.

Bashkimi Evropian po harton një plan veprimi për anëtarësimin e Shqipërisë dhe tre kandidatëve të tjerë, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia.

Për herë të parë, Brukseli po shqyrton caktimin e datave për këto katër vende për të përfunduar fazat kryesore të bisedimeve.

Sipas asaj që raporton “Politico”, e cila citon dy zyrtarë të lartë nga Komisioni Evropian, unioni po përgatit një “udhërrëfyes” të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë, që parashikon një rrugë të qartë, hap pas hapi, drejt anëtarësimit, me reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave.

Sipas këtij plani, Shqipëria do të ketë një listë të qartë reformash dhe data orientuese për përfundimin e grup-kapitujve të negociatave. Në këmbim, edhe vendet anëtare të BE-së do të kenë angazhime për të avancuar procesin.

Shqipëria ka hapur tashmë të 33 kapitujt negociues dhe në muajin korrik mbylli tre prej tyre: shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën, si dhe marrëdhëniet me jashtë.

Sipas raportimeve të fundit, komisioni po punon me objektivin që negociatat e Shqipërisë të përfundojnë deri në dhjetor 2027, por ky afat është ende pjesë e planifikimit dhe pritet të formalizohet në kuadër të udhërrëfyesit.

“Politico” thekson gjithashtu se dy data të tjera janë vendimtare. 6 tetori, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, dhe 15-16 tetori, kur liderët e unionit do të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme.

Ndërkohë, këtë javë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, udhëton drejt Ballkanit Perëndimor për bisedime me udhëheqësit e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, por shmang Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë, që janë në mes të zgjedhjeve kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.