🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.76%
DOW 51,496 ▼0.64%
NASDAQ 26,824 ▼0.9%
NAFTA 92.85 ▲0.48%
ARI 4,166 ▼3.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,366 ▼ -1.69% ETH $2,675 ▼ -0.7% XRP $1.4895 ▼ -2.95% SOL $118.4700 ▼ -3.83%
S&P 500 7,684 ▼0.76 % DOW 51,496 ▼0.64 % NASDAQ 26,824 ▼0.9 % NAFTA 92.85 ▲0.48 % ARI 4,166 ▼3.59 % S&P 500 7,684 ▼0.76 % DOW 51,496 ▼0.64 % NASDAQ 26,824 ▼0.9 % NAFTA 92.85 ▲0.48 % ARI 4,166 ▼3.59 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Sporti

San Marino-Shqipëri, Maran: Të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran foli në konferencën zyrtare për mediat në prag të ndeshjes me San Marinon, që do të luhet nesër në “San Marino Stadium”, në orën 20:45.

Tekniku kuqezi, Rolando Maran theksoi se Shqipëria duhet ta marrë me shumë seriozitet përballjen me San Marinon, duke ruajtur përqendrimin, identitetin dhe ekuilibrin taktik për të menaxhuar siç duhet ndeshjen. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e rotacionit dhe menaxhimit të energjive në një seri prej katër ndeshjesh, ndërsa synimi i skuadrës mbetet të marrë maksimumin dhe të luftojë për vendin e parë në grup.

Çfarë do të bëjmë për ta zgjidhur sa më shpejt ndeshjen nesër ndaj San Marinos? – Sigurisht që do të duhet të përballemi me qasjen e duhur në ndeshje të tilla. Këto janë ndeshje që të ndihmojnë për të ndërtuar mentalitetin e një skuadre. Duhet ta marrim shumë seriozisht këtë ndeshje, edhe me një vëmendje dhe një durim të veçantë specifikisht, sepse në këtë mënyrë di edhe se çfarë duhet të bësh. Sigurisht kemi shumë respekt për San Marinon, por kjo na jep edhe motivacion për të marrë masat e duhura për situatat që do të krijohen ndaj ndeshjes.

Kush do të jetë qasja për ta zgjidhur ndeshjen nesër ndaj San Marinos? – E rëndësishme është që të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe atë se çfarë kemi përgatitur deri në mëngjesin e sotëm në stërvitjen zyrtare ta bëjmë mirë. Është e rëndësishme që në këtë rast të lexojmë situata të caktuara që do të ketë ndeshja, të bëjmë zgjidhjet më të mira në varësi edhe se si do të luajë kundërshtari. Duhet të kemi identitet, por në varësi të situatave që do të krijohen mund të përdorim edhe vertikalizimet. Mund të funksionojnë të dyja gjërat.

Çfarë doni të shihni ndryshe ndaj San Marinos? – Siç e thashë edhe më herët, e rëndësishme për rritjen e një skuadre është mentaliteti, edhe ne sigurisht që duhet të hyjmë në fushë pavarësisht nga kundërshtari për të bërë atë që dimë të bëjmë. Nuk duhet të kënaqemi thjesht nga disa elementë të caktuar. Sigurisht duhen krijuar edhe kushtet ideale dhe të merret çdo gjë me shumë seriozitet. E rëndësishme është rritja e skuadrës në këtë rast.

E keni vendosur formacionin? – Praktikisht e kam një ide se kush do të jetë formacioni titullar, edhe pse le të themi që kemi rreth 24 orë para se të luajmë ndeshjen. Jam i bindur që të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për të bërë ndeshjen më të mirë të mundshme. Edhe lojtarët nuk e dinë ende formacionin titullar dhe do të ishte mungesë respekti që të merrej vesh më parë nga media. Orët e fundit do të pres për të bërë edhe matjet e fundit nga aspekti fizik.

Sa do të ndikojë menaxhimi i energjive në ndeshjen nesër, duke marrë parasysh që ndeshja e radhës është ndaj Finlandës? – Sigurisht që është diçka ndryshe edhe fakti që luajmë 4 ndeshje radhazi. Në momentin që kam bërë gati listën e lojtarëve të grumbulluar, kam marrë parasysh si kushtet fizike, po ashtu edhe karakteristikat e lojtarëve. Mund të ketë ndryshime, por jo të fizionomisë të skuadrës. Është e rëndësishme që ne të rritemi në vlerë. Jam shumë i bindur që kushdo të luajë, do të jetë i motivuar për të bërë më të mirën. Të 28 lojtarët e grumbulluar, kanë impenjimin maksimal me Kombëtaren. Mund të ketë ndonjë ndryshim, sepse e favorizojnë kushtet, por jo në fizionominë e skuadrës.

Çfarë prisni nga mesfushorët dhe sulmuesit për të ruajtur ekuilibrin taktik, për të mos u kapur në kundërsulm, për të mos u surprizuar? – Kjo do të ishte një gjë që do të na e vështirësonte procesin. Kur ti ke posedim të topit, sidomos ndaj një skuadre që do të ketë tendencën për t’u mbyllur në mbrojtje, ke hapësirë për të spostuar mbrojtjen kundërshtare, të krijosh hapësira, në mënyrë që të shmangësh edhe ndonjë gabim, që mund të dërgojë në një rezultat jo të mirë.

Kush do të jetë nesër nga miqtë apo familjarët tuaj në stadium? – Në fakt i kam ftuar shumicën në Tiranë. Do të jenë disa persona, por nuk është i rëndësishëm numri. Jemi të përqendruar te ndeshja, sidomos për faktin që do të ketë shumë tifozë shqiptarë në stadium. Jemi përgjegjës për t’i bërë krenarë dhe për të bërë më të mirën e mundshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.