Kronika
Rritja e çmimit të biletës, qytetarët nisin protestat
Rritja e çmimit të biletës për transportin publik, ka shkaktuar irritim tek qytetarët. Për të kundërshtuar vendimin e Bashkisë së Tiranës, qytetarët kanë zhvilluar paraditen e sotme një protestë.
Marshimi ka nisur nga “Ushtari i Panjohur’ dhe ka vijuar drejt Bashkisë së Tiranës. Nën një zë, qytetarët thonë se rritja e çmimit të biletës më 40 lekë, nuk është e drejtë.
Ndërkaq, studentët thonë se e kanë të vështirë ta përballojnë blerjen e biletës. Ata shprehen se jeta studentore po iu vështirësohet edhe më shumë.