☁️
Tiranë 17°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,768 ▼0.22%
DOW 47,789 ▼0.25%
NASDAQ 22,550 ▼0.38%
NAFTA 100.32 ▲6.26%
ARI 4,797 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,686 ▼ -1.18% ETH $2,166 ▼ -2.82% XRP $1.3269 ▼ -2.96% SOL $81.7000 ▼ -2.23%
S&P 500 6,768 ▼0.22 % DOW 47,789 ▼0.25 % NASDAQ 22,550 ▼0.38 % NAFTA 100.32 ▲6.26 % ARI 4,797 ▲0.41 % S&P 500 6,768 ▼0.22 % DOW 47,789 ▼0.25 % NASDAQ 22,550 ▼0.38 % NAFTA 100.32 ▲6.26 % ARI 4,797 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Rritja e sigurisë, policia arreston 83 persona në dy ditë

Në kuadër të gjithë aksionit për rritjen e parametrave të sigurisë policia e shtetit ka arrestuar dhe ndaluar një sërë personash. Në ketë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 83 personave, janë sekuestruar armë zjarri, lëndë eksplozive dhe municione luftarake, lëndë narkotike dhe mallra kontrabandë.

22 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe shpejtësi tej normave të lejuara.Janë pezulluar 94 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, si dhe për drejtimi mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur.

108 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 6 automjete për mungesë dokumentacioni.
Në prangat e policisë kanë rënë 15 persona për narkotikët, krimin ekonomik e trafìqet e paligjshme.

19 persona janë kapur në flagrancë për vjedhje, ndërtim pa leje, për dhunë në familje, kanosje, shkatërrim prone.12 persona për krime ndaj personit, kundërshtim të punonjësit të policisë, përndjekje.Janë kapur 15 persona  dhe shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Janë sekuestruar 3 armë zjarri, 7 krehëra, 281 fishekë, 3 kg lëndë plasëse Tritol, 100 kapsolle donator, si dhe 19 kg lëndë narkotike.
34 shtetas janë shoqëruar pas kontrolleve në polici.

Në zbatim të planit të masave janë angazhuar të gjitha strukturat e Drejtorive Vendore të  Policisë, Forcat e Lëvizshme Operacionale dhe Task-Forca e Qarkullimit Rrugor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.