Rritja ekonomike/ 3-mujori-Sektori i shërbimeve kontribuoi pozitivisht
Rritja e vlerës së shtuar në ekonomi gjatë muajve të parë të këtij viti, vijoi të mbështetet kryesisht nga sektori i shërbimeve.
Ky sektori kontribuoi pozitivisht me rreth 1.3 pikë përqindje në rritjen totale të ekonomisë në këtë periudhë. Ndërsa sektori prodhues u ngadalësua ne terma të përgjithshëm. Sipas treguesve nga Banka Qendrore treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi moderim të ritmit të zgjerimit të aktivitetit ekonomik në këtë periudhë tre mujorit të parë 2015. Megjithatë, niveli i besimit qëndron pranë mesatares historike afatgjatë.
Referuar statistikave nga BSH-ja ecuria pozitive e sektorit të ndërtimit ndikoi në zgjerimin e vlerës së shtuar në ekonomi me 1.6 pikë përqindje.Treguesit e sektorëve kryesor të ekonomisë, projektojnë të ardhme pozitive të ekonomisë së vendit për vitin 2015, vëren BSH-ja.